Ju shqetësojnë aknet? Blerina tregon ushqimet që i eleminojnë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 11:02 07-08-2019 Ju shqetësojnë aknet? Blerina tregon ushqimet që i eleminojnë

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Lidhja mes ushqimit dhe pucrave në fytyre duket të jetë aq e ngushtë sa po të përzgjedhim me kujdes të parën, duket se do të zgjidhim shumë nga problemet me të dytën. Kryesisht më të dëmshëm në regjimin tonë ushqimor, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shfaqjen e puçrave në fytyrë janë produktet e qumshtit, pijet me gaz, lëngjet e frutave të paketuara shishe apo kuti dhe mbi te gjitha sheqeri i bardhë dhe çdo nënprodukt që rrjedh prej tij. Të gjitha ushqimet e lartpërmendura kanë një veti të ngacmojnë dhe të ndikojnë drejtpërdrejt tek hormonet që prodhojnë yndyrën e cila është përgjegjëse për shfaqjen e akneve dhe pucrave jo vetëm në lëkurën e fytyrës por edhe në atë të trupit. 

Aknet dhe çokollata

Lidhja mes tyre është është shumë e njohur. Thuajse të gjithë ne e dimë që po të konsumojmë çokollatë menjeherë pas disa ditësh do të kemi në lëkurën tonë një puçër. Megjithatë duhet theksuar se ne jemi të prirur të kemi puçra gjithmonë nëse çokollata që do të konsumojmë është me përbërje vajrash, me laktozë, ngjyrues dhe ato janë shumë industriale. E kundërta ndodh nëse çokollata që konsumojmë është mbi 70% kakao, brenda së cilës sheqeri industrial është i limituar dhe vajrat e ndryshëm kryesisht ato tropikal (vaj palme) mungojnë. Në këtë rast konsumimi i çokollatës është i rekomandueshëm dhe jo i dëmshëm, e aq më tepër nuk është shkak për shfaqjen e akneve në lëkurë. 

Ushqimet Anti-akne

Në shumë raste më shumë se ndihma e një dermatologu ose një specialisti estet është vetë lista e ushqimeve që vendosim në tryezë që na ndihmon të kemi një lëkurë të bukur, të shëndetshëm dhe të pastër. Sa më shumë fibra, kripëra mirerale dhe vitamina të ketë regjimi ynë ushqimor aq më e pastër do të jetë lëkura. Ç’ka do të thotë që duhet të heqim dorë nga përdorimi pa kritet i proteinave shtatzore dhe karbohidrateve. Duhet të shtojmë peshkun sa më shumë në listën e ushqimeve të duhura, alkolin dhe kripën e bardhë si dhe të konsumojmë 3-4 porcione fruta dhe perime të stinës në ditë. Gjithashtu në “betejen” tonë anti-akne  duhet të shtojmë edhe konsumimin e ujit i cili është ndër filtruesit kryesor të toksinave që përmban trupi ynë, dhe nëse ato nuk arrijnë të largohen nëpermjet urnimit do të krijojnë skorie të cilat pengojnë qarkullimin e mirë të gjakut, falë së cilit mund të kemi një lëkurë të bukur dhe të pastër.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040297985076904
array(1) { ["section"]=> string(67) "ju-shqetesojne-aknet-blerina-tregon-ushqimet-qe-i-eleminojne-174597" }