Ju shqetësojnë këmbët se nuk kanë perimetrat e duhur? Blerina zbulon sekretet! Ja ç'duhet të bëni

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:06 24-02-2019 Ju shqetësojnë këmbët se nuk kanë perimetrat e duhur? Blerina zbulon sekretet! Ja ç'duhet të bëni Foto ilustruese

Sa e sa herë i kemi thënë vetes, po këtyre kofshëve ç'tu bëj. Natyrshëm lind kjo pyetje kur pjesët e tjera të trupit i kemi ashtu sic dëshirojmë ose kur nuk duam të humbasim peshën që kemi por këmbët, nga gjuri e lart na shqetësojnë, pasi nuk kanë perimetrat që dëshrojmë. Pikërisht për disa alternativa shpëtuese do te flasim sot. Disa ide sesi mund të kemi këmbë të bukura dhe kofshë jo të shëndosha dhe të tonifikuara.

1-Ushqyerja. Është pika e parë e fortë që do të na mundësojë të kemi kembët që duam. Dhe veç kësaj po ushqimi është edhe elementi i parë kryesor që ndikon në shfaqjen e celulitit. Kështu që te gjitha sytë dhe vemendja e plotë tek ai. Përveç këshillave tanimë jo pak te degjuara që lidhen me evitinin e të skuqurave, eleminimin e pijeve me gaz dhe ëmbëlsirave, ne do ta përqëndrojmë vëmendjen tonë këtë herë tek kripa. Duket që ajo është shkaktarja kryesore e këmbëve te fryra dhe një sërë problemesh të tjera qe lidhen me estetikën e këmbëve, celulitin, mungesën e elasticitetit etj. Specialistët këshillojnë që sa herë që përzgjedhim kripën duhet te jemi sa më të kujdesshëm. Duhet të eleminojmë sa më shumë në gatimet e përditshme përdorimin e kripës së jodizuar dhe të fokusohemi tek kripa që përmban më shume sodium ose ajo integralia. Te dyja këto variante gjenden lehtësisht edhe në marketet tona dhe janë një zëvendësues shumë i mirë, që do të sillte një ndryshim të ndjeshëm në pamjen e këmbëve tona. Po veç kësaj janë edhe më te mira për të gjithë organizmin tonë.

2-Ujë,ujë, ujë... Duket një fjali tepër përsëritëse, por është po aq e rëndësishme dhe ka veti tjetërsuese pirja e ujit në të gjithë pamjen e trupit tonë. Për të shfryrë këmbët e fryra, për të reduktuar pamjen e celulitit, uji është aleati më i mirë. Edhe kur themi sa më shumë ujë, përsëri konsumimi i tij duhet bërë në mënyrë të ndërgjegjëshme, që do të thotë se etiketat përmbledhëse të produktit duhen lexuar me vëmendje. Për këmbët tona na duhet të përzgjedhim ujë i cili përmban shumë pak kripëra në elementët e tij përbërës dhe më shume magnezium. Gjithashtu shumë mirë do të ishte edhe konsumimi i çajrave pa sheqer me bimë që kanë efekte drenuese (shkarkuese) të tilla si finoku, betula etj.

3-Fikso gjithmonë në “tabelën” tënde të qëllimeve të kryesh çdo ditë një ushtrim të caktuar që është enkas për këmbët. Ky objektiv nuk ka gjithnjë nevojë për një palestër, por vetëm për vullnetin tuaj. Mund të përzgjidhni si ushtrime tepër të mira për këmbët, squoat dhe mjaftojne 20 të tilla çdo mëngjes dhe darkë për të pasur një rezultat shumë të mirë.

4-Kryej një cikël masazhesh linfodrenuese me dorë. Ato ndihmojnë në shkrirjen e celulitit, në shfryrjen e këmbëve dhe në përmisimin e qarkullimit të gjakut. Kryerja e seancave masazhuese sipas një protokolli të caktuar do tju ndihmojë shumë edhe në filtrimin total të trupit, proces i cili do të sjellë rezultat e duhura edhe përsa i përket këmbeve dhe problematikave që mund të keni me to.

5-Në fund duhet të themi se për këmbët ka shumë për të bërë dhe asnjë gjë nuk është e pamundur. Por ne duhet të jemi edhe realistë, dhe të kuptojmë edhe karakteristikat tona trupore. Nëse kemi këmbë të shkrurtra dhe gjatësia trupore nuk është shumë e favorshme, pika juaj e fortë duhet të jetë tonifikimi, sepse hollimi është një mision paksa i vështire, sepse gjatësia e këmbës nga fillimi i saj deri në fund përcakton në shumë raste edhe realizimin e objektivave që duhet të kemi./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029292821884155
array(1) { ["section"]=> string(102) "ju-shqetesojne-kembet-se-nuk-kane-perimetrat-e-duhur-blerina-zbulon-sekretet-ja-c-duhet-te-beni-154013" }