“Ju tregoj të tashmen dhe të ardhmen e Twitter”, flet menaxheri Italian i rrjetit

Publikuar tek: bota, më 17:34 04-12-2015 “Ju tregoj të tashmen dhe të ardhmen e Twitter”, flet menaxheri Italian i rrjetit Salvadore Ippolito, menaxheri italian i twitter

Duam që twitter të jetë mikrofoni më i rëndësishëm në botë”, kështu thotë Salvatore Ippolito, “duke ikurajuar bisedat në kohë reale pa filtra dhe të bëjmë që njerëzit përrreth të shohin materialet që duan të ndajnë”. Deklaratat janë bërë për La Stampa në numrin e sotëm. 

Ippolito (diplomuar për ligj në Universitetin e Napolit, me një MBA pranë SDA Bocconi dhe me një eksperiencë manaxheriale në nivele të larta) që nga prilli 2014 është menaxheri Italian i platformës. Kur i kërkon që të flasë për vitet që do të vijnë “nga brenda”  tregon optimizëm dhe ambicien që njerëzit dhe gjithë skuadra i ka shumë të qarta.

“E ardhmja e Twitter që shohim nga brenda” sqaron ai “është e jashtëzakonshme, mbi të gjitha për impaktin që do të ketë në jetët e të gjithëve ne. Twitter, që është një ndër produktet e pakta në botë që ka arritur 1 miliardë persona, duke përfshirë edhe peshkolë, nuk është vetëm pasqyrë e shoqërisë, por është edhe platform që njerëzit e përdorin për të ndryshuar botën. Jemi duke punuar për produkte funksionale që do të jenë në gjendje tu tregojnë personave nëpërmjet dritares një botë më të madhe, gjërat më të rëndësishme që do të ndodhin, përpara se çdo lloj shërbimi tjetër që merret direkt nga burimi”.

Sistemi nervoz i rrjetit

“Duam që twitter të jetë gjëja e parë që cdokush kontrollon përpara se të nis ditën dhe e fundit përpara se të flejë. Duam të jetë gjeja e parë me të cilat njerëzit të merren kur duan të ndajnë ide, opinione, apo thjesht për të parë se ç’po ngjet”. Nuk ka asnjë dyshim që tëitter në momente krizash, është një strukturë fondamentale. Dhe është e rëndësishme të kuptosh se cili është roli i kësaj platform në ekosistemin e sotëm të neës-eve.

Edhe këtu Ippolito ka ide të qarta dhe tregon ambicien e fortë: “Siç ju thashë Twitter është në gjendje, në shumë raste, edhe në ato të cituara, që të mundësojë dhënien e një informacioni si agjenci e parë, drejtpërsëdrejti nga burimi i atij lajmi. Ky do të vazhdojë të mbetet një nga rolet kryesore të platformës sonë. Po është shumë e rëndësishme të nënvizohet edhe roli fundamental që Twitter ka për aksione solidariteti, rreth fateve tragjike që për fat të keq ndodhin në botën tonë. Një shembull për të gjithë është hashtag #PorteOuverte (porta të hapura), e dhënë nga parizienët gjatë natës së sulmeve terroriste për të dhënë ndihmë për të gjithë ata që nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Vetëm në një natë, atë të 13 nëntorit, në 10 orë, ka mbërritur në 1 milionë tëit, me një mesatare prej 6.900 tëitt në minutë”.

Shumë editor dhe blogger, në këto javët e fundit janë ankuar për trysninë e pulsantit twitter poshtë apo sipër artikujve. Për shumë të tjerë është një rrjet social shumë i rëndësishëm. Nëse lexuesit shohin një numër të madh ndarjeje, atëherë mendojnë edhe për të tjerat. “Një nga objektivat tona është të ndërtojmë, për ata që realizojnë website, apo biznese të tjera, një platform të besueshme, në mënyrë që të ofrojnë dhe të marrin mbështetjen nga stafi ynë” thotë Salvadore, “duke pasur megjithatë një numër të limituar burimesh dhe jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje të produkteve apo API që të investojmë”.

Twitter është teknikisht i thjeshtë për tu përdorur. Ndërmjet hashtag, përmendjeve, retweet apo subtweet dhe 140 shkrojave, kërkohet një shprehi shumë e zgjeruar. Në media, problemi historik i njerëzve është se nuk e kuptojnë sesi ta përdorin më mirë dhe ndonjëherë kush hap një llogari nuk kupton ndërkaq sesi të përdor. Eshte një gjë “që e kam kuptuar edhe mes studentëve në 7 vite”. Më thonë: “ jam rregjistruar por nuk e kuptoj se pse ta përdor apo për çfarë më duhet”. “Aksionet që po ndërmarrim janë për të thjeshtuar përdorimin e platformës sonë dhe shkojnë në tre drejtime kryesore, ajo e hapjes së përmbatjes, dhe edukimit për përdorimin e tëitter.

“Jemi të vetëdijshëm që shumë përdorues kanë vështirësi në gjetjen e twett apo llogarive më interesante për ta dhe të ndjekin sesi një histori zhvillohet në twitter. Moments, është menduar për të thjeshtuar jetën e këtyre perdoruesve tanë, duke u treguar historitë më të mira që ndodhin në twitter – që nga komunikimet mes liderëve botërorë (Obama, Papa …) apo celebriteteve, por edhe qytetarëve që twett-in për merita të ngjarjeve që ndodhin në atë moment (shiko Parisin) dhe komenteve për ngjarje sportive – në një format më të ri, më të thjeshtë dhe më të pasur”.

Një ndër pyetjet që bëhet me shpesh nga analistët prej vitesh është për aspektin ekonomik të platformës. “Po ju tregoj shkurtimisht si arritëm deri më sot” thotë Ippolito. “5 vite më parë, twitter nuk kishte një model biznesi. Bordi, atëkohë, u gjend përpara një zgjidhjeje fondamentale: ti bënte gjërat me shpejtësi apo ti bënte në mënyrën e duhur. U vendos që të reagohej në mënyrë korrekte, duke i dhënë kohë dhe kujdes pyetjes që për ne është më e rëndësishme: çfarë aspekti dhe impakti duhet të ketë publiciteti në twitter?” Dhe që aty lindi koncepi “native advertising” një format i menduar për të respektuar përmbajtjen organike që prezantohet në platforë dhe një hapësirë që e ndërpret atë. “Jemi të fortë dhe në sektorët e vegjël dhe të mesëm për të cilët platform funksionon në 200 vende. Ky sistem po funksionon shumë mirë duke qenë se për çdo vit rritemi me 58 përqind”.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012925863265991
array(1) { ["section"]=> string(84) "ju-tregoj-te-tashmen-dhe-te-ardhmen-e-twitter-flet-menaxheri-italian-i-rrjetit-26961" }