'Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime', Berisha merr në mbrojtje Neritan Cekën: Revoltë e ligjshme shpirtërore

Publikuar tek: politike, më 08:33 12-06-2019 'Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime', Berisha merr në mbrojtje Neritan Cekën: Revoltë e ligjshme shpirtërore

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Neritan Cekës, pas deklaratës së këtij të fundit në studion e Ora News, që u komentua gjatë ditën e djeshme.

Ceka mallkoi shqiptarët që shkonin të votonin në 30 qershor, teksa ishte i ftuar në emisionin e Artur Zhejit. Ndërkohë, ish-kryeminstri Berisha e ka cilësuar deklaratën e Cekës, si revoltë të ligjshme.

"Revolta e ligjshme shpirtërore e Neritan Cekës, njërit prej themeluesve të pluralizmit politik, me varrmiëesin e zgjedhjeve te lira! sb", shkruan Berisha.

Sakaq, sjellin më vëmendje reagimin e ish-ministrit Ceka. Për Newsbomb.al ai u shpreh dje se mallkimin nuk e kishte për ata shqiptarë që shkojnë në zgjedhje më 30 qershor por për ata të cilët vjedhin dhe deformojnë një votë.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/mallkoi-shqiptaret-ju-vrafte-zoti-nese-shkoni-ne-votime-flet-neritan-ceka-kam-vene-ne-rrezik-jeten-time-167810

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023539781570435
array(1) { ["section"]=> string(113) "ju-vrafte-zoti-nese-shkoni-ne-votime-berisha-merr-ne-mbrojtje-neritan-ceken-revolte-e-ligjshme-shpirterore-167899" }