Julian Ahmataj ‘heq këmbën zvarrë’, Partizani shkarkon Lerdën, edhe Teuta nuk kursen Bledi Shkëmbin pas humbjes me Kukësin

Publikuar tek: sport, më 20:18 14-12-2019 Julian Ahmataj ‘heq këmbën zvarrë’, Partizani shkarkon Lerdën, edhe Teuta nuk kursen Bledi Shkëmbin pas humbjes me Kukësin Julian Ahmataj - Franko Lerda - Bledi Shkembi

Humbja ndaj Tiranës me rezultatin 1-2 ka lënë pasoja te Partizani, ndaj dhe ditën e sotme presidenti Demi ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin italian Franko Lerda dhe tashmë është zyrtare. 

Dy humbjet rreshtë dhe humbja e vendit të parë ka bërë që drejtuesit të marrin vendimin drastik duke larguar trajnerin italian dy ndeshje nga fundi I këtij viti.

Mirëpo, Partizani nuk ëhstë ekipi i vetëm i Superligës që ka njoftuar sot shkarkimin e trajnerit pas rezultateve negative. Edhe te ekipi i Teutës drejtuesit kanë shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi pas humbjes 3-0 ndaj ekipit ekipit verilindor të Kukësit.

Ndërkohë, një javë me parë edhe ekipi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj, pas rezultateve të dobta. Tashmë, pritet se cilët do të jenë trajnerët e rinj që do të marrin drejtimin e këtyre ekipeve, kryesisht të Partizanit dhe Teutës pasi Tirana duke se ka gjetur pak qetësi me “të përkohshmin” Emmanuel Egbo, pas fitores së derbit mbrëmjen e djeshme.

gfghgf.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020752906799316
array(1) { ["section"]=> string(125) "julian-ahmataj-heq-kemben-zvarre-partizani-shkarkon-lerden-edhe-teuta-nuk-kursen-bledi-shkembin-pas-humbjes-me-kukesin-189409" }