Juncker flet për Vettingun: Po jep rezultate. Ja çfarë do ndodhë pas prillit

Publikuar tek: politike, më 20:56 25-02-2018 Juncker flet për Vettingun: Po jep rezultate. Ja çfarë do ndodhë pas prillit

Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Ndër të tjera Juncker u pyet edhe lidhur me Vettingun në Shqipëri dhe se sa do ndikojë ky proces në arriitjen e hapjes së negociatave.

Sakaq, Presidenti i KE u shpreh se lidhur me këtë Shqipëria ka bërë hapa para. Ndërsa shtoi se ky proces do të vazhdojë edhe pas muajit prill kur komisioni do të botojë materialin për anëtarësim në BE.

“Sa për vetingun konstatoj se procesi është duke u zhvilluar dhe po jep rezultate mbresëlënëse. Ky proces do të vazhdojë edhe matanë muajit prill kur komisioni do të botojë materialin për anëtarësim në BE. Pastaj ka raste që i interesojnë opinionit publik shqiptar që mund të ndikojnë, por i takon drejtësisë shqiptare të bëjë punën. Nuk më takon mua të them se kush është fajtor apo jo. Ka një system dhe ky është i fortë. Sa i përket vendeve anëtare, është shumë e vështirë të japësh një gjykim final përfundimtar. Kam përvojë të gjatë në këtë cështje. Kam kryesuar komisionin evropian ne 97 që hapi bashkimin e vendeve të lindjes drejt BE, me Rumaninë, Bullgarinë dhe Kroacinë dhe kam kuptuar proceset nervoze dhe ato që duhen marrë më qetë”, është shprehur Juncker.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011189937591553
array(1) { ["section"]=> string(81) "juncker-flet-per-vettingun-po-jep-rezultate-ja-cfare-do-ndodhe-pas-prillit-111453" }