Juncker: Keni bërë progres mbresëlënës. Mund t’ju them, në këtë datë do fillojnë negociatat por...

Publikuar tek: politike, më 21:01 25-02-2018 Juncker: Keni bërë progres mbresëlënës. Mund t’ju them, në këtë datë do fillojnë negociatat por...

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka deklaruar se nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por inkurajon vendin tonë që të vijojë me reformat.

Gjatë një konference për media nga Kryeministria, Juncker tha se nuk ka mbërritur në Tiranë për të bërë premtime boshe dhe për të thënë data për çeljen e negociatave. Kreu i KE-së tha se është i impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria.

“Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime boshe. Mund të them në këtë datë, në këtë datë. Por vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë të vijoj me reformat dhe ne do jemi përkrah saj”, u shpreh Juncker.

“Shqipëria është vend partner që ka një prespektivë europiane. Por ne jemi ndarë nga historia për një kohë të gjatë. Tashmë nuk duhet humbur kaq shumë kohë. Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon se akumuluar progrese, të cilat janë impresionante dhe mbresëlënëse. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë kjo do të lejojë hapjen e negociatave”, deklaroi kreu i KE-së, Juncker.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010699987411499
array(1) { ["section"]=> string(99) "juncker-keni-bere-progres-mbreselenes-mund-t-ju-them-ne-kete-date-do-fillojne-negociatat-por-111454" }