Juncker kërkon një ushtri për BE-në

Publikuar tek: bota, më 21:25 08-03-2015 Juncker kërkon një ushtri për BE-në

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë thirrje për krijimin e një ushtrie për Bashkimin Europian.

Juncker shprehet se krijimi i një ushtrie europiane është e nevojshme për shkak se BE nuk “po merret seriozisht” në arenën ndërkombëtare.

 “Nuk do të krijohet një ushtri Europiane për t’u përdorur menjëherë. Por kjo ushtri do t’i tregoj Rusisë se ne jemi serioz në mbrojtjen e vlerave të BE-së. Gjithashtu ushtria do të na ndihmoj ne të krijojmë politikat e sigurisë dhe ato të jashtme. Imazhi i Europës është rënduar dhe në termat e politikës së jashtme, ne nuk merremi seriozisht”, ka thënë Juncker.

Gjithashtu kreu i KE-së, ka deklaruar se kjo ushtri e BE-së nuk do të sfidoj rolin e NATO-s.

Megjithatë, kjo ide ka edhe kundërshtarët e fort të saj, siç është Britania e Madhe dhe kryeministri David Cameron.

Zëdhënësi i qeverisë britanike është shprehur se mbrojtja është një përgjegjësi nacionale dhe nuk i përket BE-së. “Pozicioni ynë është i pastër si kristali. Mbrojtja është përgjegjësi nacionale dhe jo e BE-së dhe për këtë nuk ekziston asnjë prespektiv për të ndryshuar qendrim apo për të krijuar një ushtri europiane”.

Ndërsa në Gjermani kanë filluar të mendojnë ndryshe. Ministrja e Mbrojtjes e këtij vendi, Ursula von der Leyen ka thënë se “në të ardhmen tonë si europian do të ketë një ditë ushtri të BE-së” ndonëse shtoi se kjo nuk do të ndodh në një kohë të shkurtër. Ajo e ka konsideruar këtë lëvizje në dobi të sigurisë së Europës dhe forcimit të shtyllës europiane në aleancën transatlantike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024833202362061
array(1) { ["section"]=> string(40) "juncker-kerkon-nje-ushtri-per-be-ne-5313" }