Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Publikuar tek: slide-lart, më 14:51 03-04-2015 Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Arben Frroku mund të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. I shpallur i pafajshëm ditën e sotme nga akuzat që rëndonin mbi të për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj më 2013, Arben Frroku ndonëse në qeli ka qenë i renditur në vendin e dytë në listën e Partisë Kristian-Demokrate në qarkun e Shkodrës.

Ky skenar mund të realizohet në rast se vëllai i tij Mark Frroku, i arrestuar dje nga Policia për shkak se akuzohet për një vrasje të ndodhur në Belgjikë më 1999, mund të lërë ose t’i hiqet në bazë të vendimit të Gjykatës, mandati i deputetit. Mark Frroku është zgjedhur deputet në vitin 2013 në qarkun e Shkodrës, i ndihmuar edhe nga koalicioni me mazhorancën e sotme.

Mandati i deputetit

Të mëdhaja janë gjasat që Mark Frrokut t’i hiqet mandati i deputetit, pasi mbi të nuk rëndojnë vetëm akuzat për vrasjen në Belgjikë, por edhe akuza për fshehje dhe pastrim parash, ndërsa mediat belge kanë publikuar të dhëna të tjera që vërtetojnë se Frroku është dënuar në Holandë me tri vite burg për trafik droge. Ndërkohë që nuk mbarojnë me kaq akuzat ndaj Mark Frrokut, pasi ai akuzohet për “deklarim të rremë” përpara Prokurorit në çështjen “Doshi”, çka i hapi rrugë edhe akuzave të tjera. Sot Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Frroku.

Nëse Mark Frroku shpallet fajtor për ndonjë prej akuzave, atëherë Kuvendit do i duhet të votojë për heqjen e mandatit të tij. Në bazë të rregullores vendin e deputetit të larguar e zë kandidati i renditur pas tij në listën e parties PKD, në këtë rast për qarkun Shkodër.

Nëse ky skenar realizohet atëherë Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mbetet pa një pjestar të familjes Frroku brenda tij.

Loja me drejtësinë

Mark Frroku mund të mos presë vendimin e Gjykatës së Lartë për të dorëzuar mandatin e deputetit, por në mënyrë vullnetare ta dorëzojë atë vetë. Kjo do të krijonte një rast të veçantë në historinë e drejtësisë shqiptare, shpjegojnë juristët për newsbomb.al.

Gjykimin ndaj deputetëve e ka në kompetencë vetëm Gjykata e Lartë, por nëse Mark Frroku heq dorë nga mandati i tij, atëherë çështja e tij kalon në Gjykatën e Shkallës së Parë. Transferimi i kësaj çështjeje në Shkallën e Parë mund të konsiderohet në favor të Frrokut për shkak edhe të zvarritjeve që u bëhet çështjeve në këtë Gjykatë.

Por nuk duket kaq e lehtë situata për Arben Frrokun në rast se ai zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prokuroria ka deklaruar se vendimin e marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda do ta dërgojë në Gjykatën e Apelit, por çështja në apel rrëzohet nëse Arben Frroku zgjidhet deputet sepse është vetëm Gjykata e Lartë ajo që ka të drejtën e gjykimit të deputetëve dhe e shqyrton çështjen në të njëjtën mënyrë si të jetë një gjykatë e shkallës së parë.

Në këtë situatë, sipas juristëve, Arben Frroku rrezikon që të përballet nga fillimi me akuzat për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në një “ngërç” të tillë Gjykata e Apelit e rikthen çështjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila është e detyruar të tërheq vendimin e dhënë për Arben Frrokun, duke e dërguar çështjen për gjykim nga e para në Gjykatën e Lartë, si kopetentja e vetme për funksionarët shtetëror të këtij niveli.

Gjykata e Lartë nuk e ka për herë të parë këtë praktikë. Dhe ka precedentë të mëparshëm tek të cilët mund të bazohet. Rasti i ish-deputetit Asgan Haklaj për mënyrën sesi procedohet është një variant. Por një tjetër, është edhe rasti i vendimit për një deputet të kuvendit aktual. I cili ishte dënuar me gjobë nga gjykata e shkallës së parë për protestën e 21 janarit ku u vranë katër vetë. Pas dënimit, çështja shkoi në Apel. Por në këtë kohë, i dënuari u zgjodh deputet i Shqipërisë. As shkalla e parë dhe as Apeli, nuk e kishin më tagrin ta shqyrtonin këtë çështje. Gjykata e Lartë e cila mori në dorëzim çështjen, e ktheu atë sërish në shkallë të parë, në mënyrë që të prishej vendimi i themelit të kësaj çështje, për t’ia rinisur sërish nga e para. Bazuar në precedentët, nëse Arben Frroku do të merrte mandatin e deputetit, do të ndodhte i njëjti skenar.

Lexo edhe:

Vrasja e Komisar Lamajt, shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026815891265869
array(1) { ["section"]=> string(102) "juristet-c-ndodh-po-te-dorehiqet-marku-nga-deputet-per-t-ia-lene-vendin-arben-frrokut-precedentet-7748" }