Juristët i tregojnë LIGJIN Besnik Muçit: Nuk mund të jesh gjyqtar, nuk kalove dot në procesin e vetingut (DOKUMENTI-LIGJI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 21-11-2019 Juristët i tregojnë LIGJIN Besnik Muçit: Nuk mund të jesh gjyqtar, nuk kalove dot në procesin e vetingut (DOKUMENTI-LIGJI) Anëtari i GJK-së Besnik Muçi

Besnik Muçi nuk mund të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk e ka kaluar procesin e vettingut. Kështu thonë juristët që citojnë ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Arben Isaraj ndërhyn në debatin që po bëhet mes presidencës, vetë Muçit dhe komisionit të vetingut nëse gjyqtari duhet të qëndrojë në detyrë apo jo.

“Kur ashensori i mbështetjes politike ka kohë që është jashtë përdorimit politiko-juridik, duhet t'i ngjitësh shkallët e ligjit një e nga një (gërma, pika, neni).

Isaraj publikon edhe kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 7/a. Atëherë mes shumë kriteresh, në pikën 1/dh thuhet: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: (dh) të ketë kaluar me sukses proccesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij sipas ligjit.

Kështu, komisioni i verifikimit, i apelimit sot tha se zoti Besnik Muçi bie në rrjetën e veytingut dhe nuk mund të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075790882110596
array(1) { ["section"]=> string(125) "juristet-i-tregojne-ligjin-besnik-mucit-nuk-mund-te-jesh-gjyqtar-nuk-kalove-dot-ne-procesin-e-vetingut-dokumenti-ligji-186685" }