Juristi i policisë së shtetit bën fushatën e Ramës? Zbardhet si qëndron e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 07:58 02-06-2017 Juristi i policisë së shtetit bën fushatën e Ramës? Zbardhet si qëndron e vërteta

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në facebook rastin e një juristi të policisë së shtetit, teksa merr pjesë në fushatat elektorale në Gjirokastër.

Lidhur me këtë denoncim reagon policia e shtetit dhe sqaron se Julian Veizi nuk është më pjesë e strukturave policore që prej muajit të kaluar. Newsbomb.al ju sjell denoncimin e Berishës, si dhe reagimin e policisë lidhur me këtë rast.

REAGIMI I BERISHËS

Pjesmarrje aktive e policise ne fushate elektorale ne Gjirokaster!

Qytetari dixhital denoncon me dokumenta kete pjesemarrje. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sb

"Pershendetje Doktor.
Ju uroj shendet.
Desha te denoncoj prane jush si i vetmi ze i te vertetes implikimin e policise ne fushaten elektorale te partise socialiste kundrejt postimeve ne facebook.
Juljan veizi juristi i policise te qarkut gjirokaster jo vetem qe ka marr pjese ne prezantimin e kandidateve per deputet te ps nga edi rama ne 22.4.2017 por dhe e publikon ne facebook ku shprehet si pjesemarres dhe ne koment poshte fotos.
Gjithashtu shperndan postime te partise socialiste dhe njoftime per mitingje te partise socialiste qysh prej 30.1.2017 e ne vazhdim.
Ajo qe me ben pershtypje eshte se ka shok ne facebook dhe shefin e sh.c.b.a gjirokaster vasil kallucin e vertetuar dhe me foto i cili megjithese eshte njohur ne vazhdimesi me kete veprimtari te paster politike qe e ndalon ligji shperdoron detyren me te pakten 2 nene te kodit penal shperdorim detyre dhe moskallzim krimi.
Por eshte e kuptueshme qe vasil kalluci shperdoron detyren per veprimtari politike te ndaluar nga ligji pasi e ka shperdoruar dhe per kanabizimin e qarkut me te kanabizuar ne shqiperi ku theksoj se pas ikjes se sajmir tahirit vetem ne permet qe njihet si toke e bute jane sekuestruar 13 ton kanabis dhe nuk eshte proceduar nga vasil kalluci qe e ka per detyre asnje punonjes policie.
Kjo eshte policia socialiste qe duam.
Partia mbi shqiperine.
Bashkangjitur po ju derhoj dhe fotot dhe ju lutem ti beni thirrje ministrit te brendshem dhe prokurorit te pergjithshem qe pas verifikimit te marr masa urgjente per te ndaluar kete politizim ekstrem elektoral te policise socialiste.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT

Sqarim në lidhje me statusin e publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha:

Policia e Shtetit, në respekt të opinionit publik bën me dije se shtetasi Julian Veizi, i përmendur sot në statusin në fb nga zoti Berisha, nuk është pjesë e Policisë së Shtetit.

Prej datës 5 maj 2017 Veizi është larguar nga Policia e Shtetit, ku mbante postin e juristit të D.V.P Gjirokastër.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të qëndruar larg politikës, e do të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj kujtdo që shkel këtë parim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është biznesmeni që shiti dy herë 22 apartamente, si mashtronte bankën e klientët
Studenti tenton të rrëmbejë të renë, rrëfehet 18 vjeçarja: Çfarë ndodhi atë natë »
Article Logic
Execution time: 0.011358022689819
array(1) { ["section"]=> string(86) "juristi-i-policise-se-shtetit-ben-fushaten-e-rames-zbardhet-si-qendron-e-verteta-80911" }