Justin Bieber i kërkoi të takohen, zbulohet reagimi i Selena Gomez

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:34 07-01-2019 Justin Bieber i kërkoi të takohen, zbulohet reagimi i Selena Gomez

Pas problemeve serioze, Selena Gomez është fokusuar tek shëndeti fizik dhe mendor. Një nga vendimet që ka marrë për t’u përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin e saj Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

Siç bëjnë me dije mediet e huaja Justin ka tentuar të takojë Selenën më 3 janar në një nga hotelet që ajo po qëndronte, por këngëtarja i është përgjigjur më një “Jo” të prerë.

“Justin po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomez i kërkoi atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshirjnë të ketë të bëjë asgjë me të tani. Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Hailey. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë vetëm. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justin vazhdon të jetë ende pjesë e saj”, është shprehur një mik i Selenës.

Me sa duket pas martesës së Justin, këngëtarja ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga e kaluara.

0103_Justin-bieber-Selena-Gomez-Gallery-5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023247957229614
array(1) { ["section"]=> string(72) "justin-bieber-i-kerkoi-te-takohen-zbulohet-reagimi-i-selena-gomez-147777" }