Pavarsisht se e nis shumë keq, me 2 gola të pësuar në 10 minuta, Juventusi ia doli të merrte një fitore përballë Xhenoas.
Por bardhezinjtë nuk u dorëzuan, duke treguar karakter dhe një “fytyrë” tjetër në lojë. Në pjesën e parë ishte Dibala që shënoi dy herë në minutat 14 dhe 45, duke barazuar në 2-2.
Përpjekja për fitore vazhdoi dhe Juventusi e vulosi atë e 62-të kur Juan Kuadrado shënoi për 2-3, ndërsa rezultatin përfundimtar e kompletoi në 2-4 Dibala që shoëni golin e tretë të tij dhe të 4-in e takimit.