JUVENTUS ia del në fund, RONALDO më shumë 'hijerëndë' seç duhet në debutim

Publikuar tek: sport, më 22:25 18-08-2018 JUVENTUS ia del në fund, RONALDO më shumë 'hijerëndë' seç duhet në debutim

Juventus ka arritur ta nis me një fitore sezonin në Serinë A, pavarësisht se mes vuajtjeve në transfertën e Chievo-s.

Ndeshja u mbyll 3-2 në favor të bardhezinjve, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e tretë me Khedira.

Megjithatë vendasit arritën të kthenin rezultatin me anë të Stipenksi dhe një penalltie të saktë të Xhakerinit.

Një autogol i Bani ktheu barazpeshën në minutën e 75-të, për të mbërritur te goli i Bernadeskit në fund që i dhanë tre pikët “Zonjës së vjetër”.

Ndërkohë kjo ishte dhe ndeshja e parë e Kristiano Ronaldos me fanelën e Juventus, me portugezin që pati disa raste të mira për shënim por pa arritur të tund rrjetën.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037822961807251
array(1) { ["section"]=> string(78) "juventus-ia-del-ne-fund-ronaldo-me-shume-hijerende-sec-duhet-ne-debutim-131529" }