Juventus-Inter po luhet në stadium “fantazmë”, shikoni pamjet e frikshme (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 22:08 08-03-2020 Juventus-Inter po luhet në stadium “fantazmë”, shikoni pamjet e frikshme (FOTO) Stadiumi i boshatisur ne Juventus-Inter


Në një stadium 'fantazmë' po luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Itali, klasikja Juventus - Inter, ndërsa pamjet që ofrojne kamerat janë vërtet të frikshme.

Në një kohë që stadiumi duhet të oshëtinte nga koret e tifozëve, aty dëgjohen vetëm zërat e trajnerëve dhe stafeve teknikë respektivë, duke dhënë ndjesinë sikur po zhvillohet një stërvitje e përditshme e ekipeve,

Kjo është ndeshja e parë e një rëndësie të madhe që luhet pa tifozë në Itali, pas urdhrit që dha federata italiane për të mbyllur stadiumet deri në datën 3 prill.

Kryeministri italian urdhëroi izolimin e rajonit të Lombardisë dhe 14 provincave të tjera, pasi numri i të vdekurve nga koronavirusi arriti në 366.

Këto ndeshje pa tifozë do të rëndojnë edhe në financat e klubeve, të cilat humbasin miliona euro nga biletat dhe marketingu.

89365956_230084384791411_2824027287307943936_n.jpg89482989_235181110978354_9106965100144623616_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073609352111816
array(1) { ["section"]=> string(81) "juventus-inter-po-luhet-ne-stadium-fantazme-shikoni-pamjet-e-frikshme-foto-197886" }