Juventus merr masa drastike ndaj ISIS

Publikuar tek: sport, më 19:09 19-08-2016 Juventus merr masa drastike ndaj ISIS

Kërcënimi nga ISIS është kthyer në makth për mbarë botën, ndërsa as futbolli nuk i ka shpëtuar sulmeve të pjesëtarëve të shtetit të vetëshpallur. Por, ideja origjinale për të parandaluar çdo sulm të mundshëm nga ISIS është projektuar së fundmi nga drejtuesit e Juventusit.

Në stadiumin ku luan ndeshjet e tij ekipi nga Torino janë instaluar dedektorë metalikë për të mundësuar zbulimin e armëve të ftohta ose mjeteve që kërcënojnë sigurinë fizike të tifozëve. Gjithashtu janë shtuar edhe telekamera me precizion të lartë për të dalluar çdo lëvizje të dyshimtë.

“Juventus Stadium” duket se do të jetë një nga impiantet sportive më të sigurt në Europë, ndërsa masa të tilla pritet t’i marrin edhe klubet e tjera të futbollit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028049945831299
array(1) { ["section"]=> string(43) "juventus-merr-masa-drastike-ndaj-isis-50276" }