Juventus shkarkon trajnerin Sarri, ja 3 emrat që mund të ulen në stolin e bardhezinjve

Publikuar tek: sport, më 16:13 08-08-2020 Juventus shkarkon trajnerin Sarri, ja 3 emrat që mund të ulen në stolin e bardhezinjve Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventus, të paktën kështu raporton gazetari i Sky Sport në Itali, Gianluca Di Marzio.

Sipas gazetarit drejtuesit kanë vendosur që të heqin trajnerin pas eleminimit në Champions, ndërsa pritet vetëm komunikata zyrtare e bardhezinjve.

Sarri largohet pas vetëm 1 sezoni, teksa ia doli të fitojë titullin në Serie A, duke humbur dy finale me bardhezinjtë, atë të Kupës italiane dhe Superkupën.

Emrat që qarkullojnë për të zëvendësuar ish-trajnerin e Empolit, Napolit dhe Chelsea janë ata të Gasperinit (Atalanta) dhe Simone Inzaghit (Lazio) nga Serie A, ndërsa një alternativë është Mauricio Pochetino, ish-trajneri i Tottenham.

komunikata.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083110332489014
array(1) { ["section"]=> string(92) "juventus-shkarkon-trajnerin-sarri-ja-3-emrat-qe-mund-te-ulen-ne-stolin-e-bardhezinjve-216503" }