Juventus "thyen" monotoninë e Milanit, Manchester City siguron finalen e parë të sezonit, Barcelona i falet Leo Messit

Publikuar tek: sport, më 23:44 06-01-2021 Juventus Moment nga ndeshja Milan-Juventus

Pas 27 ndeshjesh radhazi në Seria A, Milani i Stefano Piolit ka gjetur rival në kampionatin italian të futbollit.  

Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 nga Juventusi në takimin e javës së 16-të të zhvilluar në "San Siro", duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon në kampionat. Chiesa kaloi në avantazh bardhezinjtë në të 18-të minutë, teksa Calabria në fundin e së parës vendosi baraspeshën.

Gjithsesi, Juve gjeti fitoren pas golave të Chiesa dhe McKennie.  Juventus mbron fitoren deri në fund, duke u ngjitur në vendin e katërt, 6 pikë larg kreut që mbahet nga Milan, por me një ndeshje më pak. Milan kryeson klasifikimin, pasi Inter rivali direkt u mposht 2-1 nga Sampdoria dhe ka 1 pikë më shumë se kushërinjtë zikaltër.

Fitore 3-2 mori Barcelona në takimin e prapambetur përballë Atletic Bilbao. Heroi i katalanasve ishte Lionel Messi me dopietë, teksa në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe i riu Pedri.

Manchester City është kundërshtari i Tottenham Hotspur në finalen e këtij sezoni në Carabao Cup. Të kaltërit mposhtën rivalët e qytetit, Manchester United me shifrat 2-0 për të siguruar biletën për në raundin e fundit në këtë kompeticion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do rikthehen tifozët në stadium për ndeshjen e Kombëtares më Anglinë? Përgjigjet Armand Duka
»
Article Logic
Execution time: 0.010029077529907
array(1) { ["section"]=> string(121) "juventus-thyen-monotonine-e-milanit-manchester-city-siguron-finalen-e-pare-te-sezonit-barcelona-i-falet-leo-messit-234018" }