Juventusi dhe Portugalia në ankth, infektohet me COVID-19 Cristiano Ronaldo

Publikuar tek: sport, më 15:27 13-10-2020 Juventusi dhe Portugalia në ankth, infektohet me COVID-19 Cristiano Ronaldo Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është infektuar me koronavirus, me konfirmimin që vjen nga Federata Portugeze e Futbollit.

Lojtari ishte i grumbulluar me kombëtaren portugeze dhe ditën e nesërme do të luante ndeshjen kundër Suedisë, por analizat e nxorën pozitiv me COVID-19.

Ankthi ka “pushtuar” kombëtaren portugeze, me të gjithë lojtarët që do të kryejnë tamponët sërish.

Ky është një lajm i keq jo vetëm për Kombëtaren portugeze, por edhe për Juventus, e cila do humbasë sulmuesin për të pakten dy javë.

Sipa federatës portugeze lojtari është asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011348009109497
array(1) { ["section"]=> string(81) "juventusi-dhe-portugalia-ne-ankth-infektohet-me-covid-19-cristiano-ronaldo-223656" }