Ka 30 vjet në politikë, por shqiptarët 'nuk mërziten', del sondazhi për Berishën: Mbi 80% duan që ai të kandidojë në 25 prill

Publikuar tek: politike, më 23:10 27-01-2021 Ka 30 vjet në politikë, por shqiptarët 'nuk mërziten', del sondazhi për Berishën: Mbi 80% duan që ai të kandidojë në 25 prill Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej vitesh ka qenë kreu i PD dhe në vitet e para të demokracisë ka mbajtur postin e Presidentit duket se preferohet ende nga qytetarët shqiptarë.

Instituti Piepoli ka pyetur në veçanti të anketuarit që kanë deklaruar votën për Partinë Demokratike, për mendimin e tyre për kandidimin e Sali Berishës më 25 prill.  

Një shumicë dërrmuese, 81 % janë përgjigjur me 'po absolute' duke treguar se demokratët janë ende 'besnikë' të ish-kryeministrit. Vetëm 4 % e tyre kanë votuar kundër kandidimit të Sali Berishës në zgjedhjet e 25 prillit, raporton Report tv.

Screenshot_28.jpg

Ndërkohë lidhur me listat e PD dhe LSI, shumica janë shprehur se do t’i votonin edhe nëse paraqiteshin në zgjedhje me një listë të përbashkët.

Screenshot_29.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijojnë ‘firot’ në LSI, avokati i njohur largohet nga partia e Kryemadhit pak muaj para zgjedhjeve
Del sondazhi për votuesit e Tiranës, ja si do të ndaheshin deputetët mes PS, PD dhe LSI nëse zgjedhjet bëhen sot »
Article Logic
Execution time: 0.011098146438599
array(1) { ["section"]=> string(126) "ka-30-vjet-ne-politike-por-shqiptaret-nuk-merziten-del-sondazhi-per-berishen-mbi-80-duan-qe-ai-te-kandidoje-ne-25-prill-236666" }