Një tjetër raport e vendos Shqipërinë në një renditje rekord për çmimin më të lartë të naftës në botë.
Sipas raportit të “Fuel Prices Europe”, Shqipëria renditet e 9-a në botë për çmimin më të lartë të naftës për litër, ndërkohë që pas na lënë të gjitha vendet e rajonit, ku Kosova renditet e 27-a, Greqia e 23-a dhe Mali i Zi në vendin e 31.
Shqipëria renditet përkrah dy shteteve që në raporte të tjera, zënë vendet e para për mirëqënie, Finlanda dhe Danimarka. Këto statistika tronditëse, vijnë në një kohë kur në industrinë e burimeve të hidrokarbureve në Shqipëri kanë hyrë kompanitë gjigande si BP dhe SHELL.
Shqipëria përllogaritet të ketë rezerva marramendëse të naftës. Vetëm në zonën e Shpiragut rezervat e naftës mund të arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në total përllogaritet të ketë rreth 400 milionë ton naftë.