“Ka ardhur koha të largohen pas zaptimit 30-vjeçar”, Rama: Tre konviktet me familjarë te Qyteti Studenti do shemben

Publikuar tek: politike, më 20:12 05-12-2019 “Ka ardhur koha të largohen pas zaptimit 30-vjeçar”, Rama: Tre konviktet me familjarë te Qyteti Studenti do shemben Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin e Bashkisë së Tiranës për të shembur tre konvikte në Qytetin Student ku prej vitesh banojnë familjarë.

Bashkia e Tiranës tha se një prej godinave, ajo me numrin 15, do të shembet për shkak të dëmeve që ka pësuar nga tërmeti, por ish deputetë të PD-së e kundërshtuan duke e quajtur si pretekst për të nxjerrë jashtë familjet.

E duket se diçka të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri Rama, i cili tha sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se e konsideron me vend, vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinave.

“E konsideroj me shumë me vend, vendimin për prishjen e atyre tre konvikteve në Qytetin Studenti, ku pas një zaptimi 30 vjeçar ka ardhur koha të largohen edhe ato familje, me gjithë mburojat e tyre politike. Ndërsa siç e kam thënë për kampusin e ri universitar nuk kam ndryshuar as vend as projekt, do të ndërtohet. Të mos krijojnë asnjë iluzion duke parë mburojat e tyre politike”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075280666351318
array(1) { ["section"]=> string(118) "ka-ardhur-koha-te-largohen-pas-zaptimit-30-vjecar-rama-tre-konviktet-me-familjare-te-qyteti-studenti-do-shemben-188546" }