‘Ka dy rrugë për krizën në Kushtetuese’, analisti bën deklaratën e fortë: Njëra nga palët do asgjësohet

Publikuar tek: aktualitet, më 22:29 21-11-2019 ‘Ka dy rrugë për krizën në Kushtetuese’, analisti bën deklaratën e fortë: Njëra nga palët do asgjësohet Presidenti Ilir Meta me anetaret ne detyre te Gjykates Kushtetuese

Analisti Arjan Vasjari ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka treguar se për zgjidhjen e krizës për Gjykatën Kushtetuese ka vetëm dy rrugë.

Sipas Vasjarit, vendi ka hyrë në një krizë të tillë që nuk e zgjidh dot kush, ndaj thotë ai ka vetëm dy rrugë për zgjidhjen e saj: ose do të tejkalohet përmes një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën ose njëra nga palët në konflikt do të asgjësohet.

“Thelbi është që ne kemi hyrë në një krizë të tillë, që nuk na e zgjidh kush. Nëse jemi në përpjekje për të gjetur një autor jashtë nesh për të na zgjidhur krizën, jemi në utopi, nuk kemi për ta gjetur. I gjithë faktori ndërkombëtar e konsideron Reformën në Drejtësi të suksesshme, që do të thotë ose do të tejkalohet përmes një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën, ose do shkojmë drejt skenarit, ku një nga palët do të asgjësohet, sepse ne nuk mund të kemi më një zgjidhje kushtetuese të problemit. Palët nuk janë sot të gatshëm për konsensus”, ka thënë analsti Arjan Vasjari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02085018157959
array(1) { ["section"]=> string(106) "ka-dy-rruge-per-krizen-ne-kushtetuese-analisti-ben-deklaraten-e-forte-njera-nga-palet-do-asgjesohet-186750" }