Ka edhe kështu, bllokon trafikun dhe fillon të kërcejë “Macarena”, Policia arreston 14 vjeçarin (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 18:59 23-08-2017 Ka edhe kështu, bllokon trafikun dhe fillon të kërcejë “Macarena”, Policia arreston 14 vjeçarin (VIDEO)

Policia saudite njoftoi se kishte arrestuar një djalë 14-vjeçar i cili ishte filmuar duke  vallëzuar këngën e njohur të viteve 1990-të “Macarena” në mes të një kryqzimi rrugor në qytetin bregdetar Jeddah.

Video që është bërë shumë virale në të gjitha rrjetet sociale dhe ka ndihmuar policët për të ndaluar adoleshentin.  

I riu, emri dhe kombësia e të cilit nuk bëhen të ditura, u arrestua më dy akuza, "sjellje të pahijshme publike" dhe “ndërpreje të trafikut”, njoftoi nga policia e Mekës, raporton Al Jazera. Ndërkohë nuk bëhet e qartë nëse do të procedohej për në gjykatë, apo do të mjaftohet thjesht me një këshillim dhe gjobë.

Në videon e 45 sekonda, adoleshenti i veshur me një t-shirt dhe pantallona të shkurtra sportive gri qendron në mes të një udhëkryqi dhe fillon të kërcejë. Në fillim drejtuesit e makinave janë habitur, por më pas kanë shijuar spektaklin e ofruar nga djaloshi. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbani frymën, NASA sjell fotot më të bukura të eklipsit diellor që çmendën rrjetin
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit kthehen në vrasës, zbulohet nga e kanë trashëguar »
Article Logic
Execution time: 0.011319160461426
array(1) { ["section"]=> string(103) "ka-edhe-keshtu-bllokon-trafikun-dhe-fillon-te-kerceje-macarena-policia-arreston-14-vjecarin-video-89971" }