“Ka fermë me fëmijë”, vdes në rrethana misterioze gruaja që ekspozoi shëruesin e famshëm të akuzuar nga 600 gra për abuzim seskual

Publikuar tek: bota, më 16:57 05-02-2019 “Ka fermë me fëmijë”, vdes në rrethana misterioze gruaja që ekspozoi shëruesin e famshëm të akuzuar nga 600 gra për abuzim seskual Majtas: Sabrina Bittencourt, djathtas: Shëruesi John of God

Një aktiviste investigative që ndihmoi në arrestimin dhe daljen para gjykatës të një shëruesi të famshëm brazilian, ka vrarë veten në rrethana të mistershme.

38-vjeçarja Sabrina Bittencourt u gjet e vdekur në banesën e saj në Barcelonë vetëm pak ditë pasi e akuzoi “Gjonin e Perëndisë” se drejton një fermë me skllevër seksi në Brazil.

Shëruesi i famshëm në mbarë botën i njohur anglisht si John of God, emri i vërtetë i të cilit është Joao Teixeira de Faria, akuzohet për abuzim seksual nga të paktën 600 gra të cilat kanë marrë guximin ta denoncojnë publikisht se i ka abuzuar seksualisht në moshë minorene.

Një nga gratë që e akuzojnë shëruesin për abuzim seksual është edhe vajza e tij.

Por aktivistja Bittencourt ishte e para që përmes një investigimi bëri publike dëshmitë rrëqethëse të viktimave të shëruesit, i cili ndodhet aktualisht pas hekurave në pritje të gjykimit.

Denoncimi i saj i fundit, dy ditë para se t’i jepte fund jetës ishte se 77-vjeçari drejtonte një “fermë” ku mbaheshin dhe trafikoheshin fëmijë.

Ajo tha se ka fakte që shëruesi ka abuzuar me qindra vajza në moshë të re, të cilat mbeteshin shtatzënë. 10 vite pasi kishin lindur, ai u merrte fëmijët dhe vriste nënat, denoncoi aktivistja duke shtuar se qindra, në mos mijëra fëmijë janë shitur në tregun e zi në Europë, SHBA dhe Australi për 15 mijë deri në 45 mijë euro, raporton newsbomb.al.

Rreth 10 gra e akuzuan vitin e kaluar John of God për abuzim seksual. Dëshmitë e tyre tronditëse u transmetuan në televizionin brazilian Globo TV. Më pas numri i dëshmive për abuzim do të rridhte si lumë, duke shkuar në mbi 600 gra, ndër to edhe vajza e tij.

Aktivistja që e denoncoi la një letër ku shpjegon arsyet e vetëvrasjes, por përmbajtja nuk është bërë ende publike. Ajo kishte marrë dhjetra kërcënime nga mbështetësit e shëruesit, ndërsa djali i saj nuk e beson versionin e autoriteteve duke deklaruar në rrjetet sociale se nënën ia kanë vrarë.

John of God është i famshëm pasi pretendon se shëron sëmundje të ndryshme përfshi edhe kancerin me fuqi të mbinatyrshme, ndërsa kryen edhe operacione aty për aty, edhe pse nuk ka asnjë specializim në mjekësi.

Ai fitoi famë ndërkombëtare kur u intervistua disa vite më parë nga moderatorja e famshme Oprah Winfrey. Me dhjetra personazhe publikë të famshëm e kanë takuar shëruesin ndër vite dhe janë bërë pjesë e performancave të tij shëruese.

dfherth4r56j4r5jutyj.jpg

John of God gjatë intervistës me Oprah Winfrey

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010462045669556
array(1) { ["section"]=> string(134) "ka-ferme-me-femije-vdes-ne-rrethana-misterioze-gruaja-qe-ekspozoi-sheruesin-e-famshem-te-akuzuar-nga-600-gra-per-abuzim-seskual-151670" }