‘Ka lëshuar pëllumbat’, Rama ‘nuk kursehet’ për Metën, zbulon pse e bëri President: Isha i sigurt që do hidhej në anën tjetër, e dija rolin e tij te çadra (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:03 31-10-2020 ‘Ka lëshuar pëllumbat’, Rama ‘nuk kursehet’ për Metën, zbulon pse e bëri President: Isha i sigurt që do hidhej në anën tjetër, e dija rolin e tij te çadra (E PLOTË) FotoMontazh: Ilir Meta - Edi Rama

Kryeministri Rama ka treguar sot se ishte i sigurt se Presidenti Ilir Meta do të “hidhej në anën tjetër”, kur votoi në Kuvend që ai të bëhej kreu i Shtetit. Sipas Ramës, Meta kishte dorë në ngritjen e çadrës nga opozita në mes të Bulevardit, 3 vite më parë.

Rama nuk u kursye as në fjalorin e përdorur ndaj Metës, kur tha se “njerëzit edhe rrjedhin, lajthisin e lëshojnë pëllumbat”.

“Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe te çadra. Edhe te çadra. Hidh gurin dhe fshih dorën. Isha shumë i qartë që Ilir Meta e kishte vendosur të hidhej prap në anën tjetër, dhe ne i dhamë një president opozitës. I dhamë president jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo s’do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat. Por nuk mund të parashikohet kjo. Po çfarë do më shumë Ilir Meta. Për çfarë arsye do votuar më për Ilir Metën”, tha Rama nga Kukësi.

Më tej, pyeti sërish se “çfarë kërkon Ilir Meta nga shqiptarët”.

“Ilir Meta bashkë me Monikën çfarë do. A mund të ma thotë dot kush se Ilir Meta spo e thotë dot. Çfarë kërkon Ilir Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat, dhe nuk rri dot pa nxitur sherr. Se ka një shprehje populli: Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë. Kjo është deviza e Ilir Metës, fut në sherr dy që ti të dalësh i treti sikur vendos paqe.

Kush më thotë e bëri ti (President). I them jo, jo,jo. Edhe ne kemi dhënë votën, por ishte me votat e tij në Parlament Ilir Meta dhe pa votat e tij nuk bëhetj presidenti. Ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu sikundër nuk mund të gjenim dikë tjetër, ashtu sikundër në atë moment donim tja jepnim presientin opozitës”, përmbylli kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Gjykatat si stacione tranziti për kriminelët', Rama: Mandati ynë i tretë i vendos vulën një transformimi që bëhet i pakthyeshëm
Ilir Meta nxjerr DOKUMENTET: Kam tre muaj që kërkoj informacion për vendimet e arbitrzhit ndaj Shqipërisë. S’kam marrë asnjë përgjigje (ULTIMATUMI) »
Article Logic
Execution time: 0.010138988494873
array(1) { ["section"]=> string(161) "ka-leshuar-pellumbat-rama-nuk-kursehet-per-meten-zbulon-pse-e-beri-president-isha-i-sigurt-qe-do-hidhej-ne-anen-tjeter-e-dija-rolin-e-tij-te-cadra-e-plote-225898" }