'Ka lobuar për ndarjen e Kosovës'/ Përplasja me Haradinajn, Rama shfryn nervat te komentuesit: Ti vëlla je viktimë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:23 27-01-2020 'Ka lobuar për ndarjen e Kosovës'/ Përplasja me Haradinajn, Rama shfryn nervat te komentuesit: Ti vëlla je viktimë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim “kokë më kokë” me kancelaren gjermane Angela Merkel, lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në muajin shkurt në Shqipëri, ku kryeministri tha se Merkel është angazhuar që konferenca të jetë e suksesshme.

Në një video që ka postuar në facebook nga takimi me Merkelin, kryeministri ka replikuar me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar lidhur me përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, për akuzat e lobimit.

Haradinaj disa ditë më parë e akuzoi Ramën se ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Ndërsa vetë kryeministri në përgjigjen e tij thotë se ‘politika e tij qorre e ka dëmtuar Kosovën'.

Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse vërtet ka lobuar, kurse kryeministri i drejtohet duke i thënë se edhe ai ka rënë ‘viktimë e baltaxhinjve profesionistë të politikës e të medias’.

Rama me komentuesit:

Komentuesi: Përshëndetje Kryeministër Rama deshta më javë ba një pyetje a po loboni ndonjeher për Kosovën.

Edi Rama: Kjo pyetje tregon se ti vella je viktime e baltaxhinjve profesioniste te politikes e te medias ne Prishtine e ne Tirane kunder perpjekjeve te mia per Shqiperine e per Kosoven bashke, po ani s’ka problem se koha i ve ne vend te gjitha nderkohe qe Kosova po humbet kohe e po humbet respekt nderkombetarisht per shkak te disave qe i’a duan te miren me llafe dhe i’a bejne demin me veprat e tyre!

Komentuesi: Do të, do të, do të.

Edi Rama: e para ishte Fjala, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte fjala, keshtu nis Libri i Shenjte dhe nga fjala nisin te gjitha i dashur mik.

84842380_2948487775175236_7352797123840049152_n_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090548992156982
array(1) { ["section"]=> string(116) "ka-lobuar-per-ndarjen-e-kosoves-perplasja-me-haradinajn-rama-shfryn-nervat-te-komentuesit-ti-vella-je-viktime-193333" }