Ka marrë 13.7 milionë euro deri më tani, rruga e Borshit që iu shemb “SALILLARIT” pritet të marrë edhe 1.6 milionë euro të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 16-01-2021 Ka marrë 13.7 milionë euro deri më tani, rruga e Borshit që iu shemb “SALILLARIT” pritet të marrë edhe 1.6 milionë euro të tjera Rruga e Borshit e demtusr nga reshjet e shiut

E ndërtuar në vitin 2011 dhe duhej të mirëmbahej nga firma “Salillari”, e cila ka marrë deri më tani 13.7 milionë euro, rruga e Borshit u shemb disa ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke rrezikuar jetën e shoferëve që kalojnë në atë aks.

Sipas zv.drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erion Koka, do të jetë rreth 200 milionë lekë të reja apo 1.6 milionë euro është kostoja shtesë që do të duhet për të rikonstruktuar këtë rrugë.

“Në Borsh sapo janë konstatuar shenjat e para ne e kemi marrë në monitorim. Kemi marrë masa të menjëhershme me sinjalistikë provizore për vazhdimësinë e qarkullimit. Sipas verifikimit të dokumentacionit kjo rrugë është dorëzuar në 2011, pas kësaj është futur në një projekt të BB që ne kemi këtu. Edhe më parë ka pasur rrëshqitje dhe nga firma është vazhduar me mirëmbajtjen e herëpashershme, rikonstruksioni i fundit për paketat asfaltike. Çedimi që kemi në këtë rast duket se është një rrëshqitje masive prej 100 metra dhe jemi duke bërë llogaritjet, nga ajo që kemi parashikuar do të duhen rreth 150 deri në 200 milionë lekë të reja, mbetet për t’u parë pasi të bëjmë projektin e zbatimit”, tha ai në Top Channel.

Por cilësia e dobët e punimeve e firmës “Salillari” ka dalë në pah edhe në aksin Çorovodë-Përmet, për të cilën kjo kopmani ka përfituar 1.2 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, që është dëmtuar nga reshjet e shiut.

“Sipas dokumentacionit firma ka zbatuar projektin, ka dhe një vendim të Këshillit Teknik mbi një rezervuar që ndodhet mbi pjesën e rrugës që ka shkaktuar edhe rrëshqitjet. Duhet të thellojmë më tepër hetimin për të mësuar se çfarë ka ndodhur për të gjykuar më saktë mbi problematikën. Kemi nxjerrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mbi zbatueshmërinë e projekteve. Edhe rruga Çorovodë-Përmet është brenda garancisë së defektit. Jemi në kushtet kur duhet të bëjmë një përmbledhje të fundit të fakteve”, tha Koka.

Paralelisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ndërkohë verifikimet për rrugën e Borshit dhe pritet të publikojë së shpejti edhe problematikat e aksit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshja për vaksinat do të miratohet në Kuvend në FSHEHTËSI të plotë, sekretin duhet ta ruajnë deputetët dhe Presidenti Meta
Me 150 km/h “fluturoi” në rrugët e Tiranës, zbulohet kush ishte shoferi i BMW-së luksoze që për pak vrau 2 persona »
Article Logic
Execution time: 0.013808965682983
array(1) { ["section"]=> string(132) "ka-marre-13-7-milione-euro-deri-me-tani-rruga-e-borshit-qe-iu-shemb-salillarit-pritet-te-marre-edhe-1-6-milione-euro-te-tjera-235270" }