‘Ka nga ata që përfitojnë prej momentit të dhimbjes’, Papa Françesku mesazh shprese për besimtarët: Lutemi për ndërgjegjie të pastër

Publikuar tek: bota, më 12:11 04-04-2020 ‘Ka nga ata që përfitojnë prej momentit të dhimbjes’, Papa Françesku mesazh shprese për besimtarët: Lutemi për ndërgjegjie të pastër

Papa Françesku nëpërmjet një videoje të shpërndarë nga Vatikani, drejton lutjet e tij dhe të të gjithë besimtarëve drejt Zotit, për kalimin e kësaj situate të vështirë nga Pandemia.

Mesazhi i Papës është shpërndarë në shumë gjuhë të botës, ndërsa theksi vendosej te ndërgjegjia e pastër dhe transparente, duke mos ‘u turpëruar’ në sytë e Zotit.

“Në këto ditë të vështira dhe momente shqetësimi, vështirësish dhe dhimbjesh, ka nga ata që bëjnë gjëra të mira, por edhe nga ata që përfitojnë prej situatës. Ne lutemi sot që Zoti të na japë të gjithëve një ndërgjegjie të pastër, transparente dhe sesi ta bëjë veten të shihet në sytë e tij pa u turpëruar”, ishin disa nga fjalët e Papës, në këto ditë të vështira për të gjithë.

Një gjest i mrekullueshëm shprese nga Papa, që vendosi kështu të hyjë në shtëpitë e besimtarëve nga e gjithë bota, i cili ngushëllon të gjithë ata që e shohin jetën e tyre të kthyer përmbysë. Mendimi është kryesisht për të sëmurët por edhe për ‘heronjtë e pëditshëm’, mjekët dhe profesionistët e shëndetit që janë në ballë të kësaj beteje. Lutja dhe mesazhi i Papës është gjithashtu me të pastrehët, të burgosurit dhe ata që ‘janë në vështirësi ekonomike’ dhe të pasigurt për të ardhmen.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093989372253418
array(1) { ["section"]=> string(135) "ka-nga-ata-qe-perfitojne-prej-momentit-te-dhimbjes-papa-francesku-mesazh-shprese-per-besimtaret-lutemi-per-ndergjegjie-te-paster-201310" }