‘Ka ngjarje që nuk kanë dalë në media’, analisti zbulon takimin e Ramës me ndërkombëtarët: Debati nuk shkoi mirë, ata ja bënë të qartë se...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 11-07-2020 ‘Ka ngjarje që nuk kanë dalë në media’, analisti zbulon takimin e Ramës me ndërkombëtarët: Debati nuk shkoi mirë, ata ja bënë të qartë se... Analisti Afrim Krasniqi

Analisti Afrim Krasniqi ka zbuluar së fundmi disa detaje nga ato që ai tha se janë “ngjarje që kanë ndodhur javët e fundit por nuk kanë dalë në media.”

Në një intervistë për A2, Krasniqi ka thënë se ambasadorët kryesorë perëndimorë në vend janë takuar me kryeministrin Rama dhe i kanë bërë të qartë të votohen unanimisht ndryshimet e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore. Sipas tij ky debat nuk ka shkuar mirë.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit. Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet. Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme”, tha Krasniqi.

Më tej, analisti u shpreh se Rama ka shkëputur “lidhjet e besimit” me disa ambasadorë për synimin e tij personal, mandatin e tretë.

“Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik”, shtoi Afrim Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010041952133179
array(1) { ["section"]=> string(139) "ka-ngjarje-qe-nuk-kane-dale-ne-media-analisti-zbulon-takimin-e-rames-me-nderkombetaret-debati-nuk-shkoi-mire-ata-ja-bene-te-qarte-se-213531" }