“Ka nisur 450 veta në Dibër”, Xhelal Mziu flet pasi doli në përgjimet e “Bild”

Publikuar tek: politike, më 22:20 16-07-2019 “Ka nisur 450 veta në Dibër”, Xhelal Mziu flet pasi doli në përgjimet e “Bild” Xhelal Mziu

Kryetari i Bashkisë së Kamzës në detyrë, Xhelal Mziu, teksa ka qenë i pranishëm në emisionin “I Ftuari”, ka folur edhe për përgjimet e publikuara nga “Bild”, atje ku përmendet edhe emri i tij.

Arben Keshi flet në një nga përgjimet me Sali Skurën, shefin e komisariatit të Kamzës, dhe i thotë: “Ka nisur Xhelali 450 veta për në Dibër”.

Mziu pranoi se janë nisur nga Kamza njerëz për të votuar në Dibër, por thotë se ata janë të regjistruar atje. “Unë simbolizoj Kamzën. Sot Kamza ka të regjistruar 140 mijë banorë, por aty jetojnë mbi 170 mijë banorë. Ata kanë pasaportizimin në zonat nga vijnë. Në interesin tim, mua nuk më intereson asnjë banor për të mos qenë këtu, sepse në fund të fundit merr grantin e fillim vitit. Unë kam përdorur çdo lloj instrumenti shtrëngues që këta njerëz të vijnë në Kamzë, sepse ata nuk paguajnë as taksa. Ata më simbolizojnë mua me Kamzën. Është e vërtetë që kanë ikur qytetarë nga Kamza, për të votuar PD apo PS. Ju e keni parë që në përgjime thuhej se furgonat me demokratë janë ndaluar, ndërsa të tjerët kanë shkuar”, tha Xhelal Mziu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059636831283569
array(1) { ["section"]=> string(80) "ka-nisur-450-veta-ne-diber-xhelal-mziu-flet-pasi-doli-ne-pergjimet-e-bild-172430" }