Ka nisur Maratona e Tiranës, akset e bllokuara dhe SHPERBLIMET PER FITUESIT (LISTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 15-10-2017 Ka nisur Maratona e Tiranës, akset e bllokuara dhe SHPERBLIMET PER FITUESIT (LISTA)

Sot, po zhvillohet për të dytin vit radhazi Maratona e Tiranës.  Detajet e fundit zbulojnë se, të pranishëm janë plot 2500 garues nga 40 vende të ndryshme të botës që marrin pjesë në këtë event special.

Starti i kësaj maratonte ka nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përshkrojë disa rrugë të Tiranës. Në këtë maratonë janë 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi të veçanta.

Çmimet:

- Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euor dhe çmimi i parë 2500 euro

- Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë  750 euro

- “We too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro

Rrugët:

1- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

3- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George Ë Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e

Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

4- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.

Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.

Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.

Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.

Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020978927612305
array(1) { ["section"]=> string(86) "ka-nisur-maratona-e-tiranes-akset-e-bllokuara-dhe-shperblimet-per-fituesit-lista-95932" }