Ka nisur operacioni 'Fredi Alizoti', ironizon Berisha: Mijëra eurot i futën në frigorifer dhe tenxhere me presion

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 22-04-2019 Ka nisur operacioni 'Fredi Alizoti', ironizon Berisha: Mijëra eurot i futën në frigorifer dhe tenxhere me presion

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë mes ironish se policia ka nisur një operacion të koduar 'Fredi Alizoti' për të maskuar grabitjen në Rinas.

Sipas Berishës, policia pasi e informoi të zhdukej, shpalli në kërkim Klement Çalën dhe tani jane vërsulur në arrestime të të afërmve të Çalës.

'Përveç kësaj, narkos me uniformë po kërkojnë strofullën se ku do t'i vendosin disa dhjëtra mijra euro, njelloj si në rastin e parë  që i futën në frigorifer dhe tenxhere me presion për të faktuar se u gjetën dhe paratë qe nuk u “dogjën” nga policia por u poqën', shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.

Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.

Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit.

Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.

Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.

Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034018993377686
array(1) { ["section"]=> string(116) "ka-nisur-operacioni-fredi-alizoti-ironizon-berisha-mijera-eurot-i-futen-ne-frigorifer-dhe-tenxhere-me-presion-161391" }