Ka një gazetar që thotë për Kokëdhimën se paguan dhe jep shpërblime: RRËFIMI për politikanin-biznesmen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:56 20-10-2016 Ka një gazetar që thotë për Kokëdhimën se paguan dhe jep shpërblime: RRËFIMI për politikanin-biznesmen Koco Kokedhima dhe Thoma Nika

Në valën e akuzave për ish deputetin Koço Kokëdhima, dhe themeluesin e mediave si gazeta “Shekulli” apo Radio +2, lakuar shpesh si njeriu që nuk paguan gazetarët, ka një gazetar që thotë absolutisht të kundërtën. Ai është Thoma Nika i cili pohon se Kokëdhima jo vetëm paguan por bën jep edhe shpërblime dinjitoze ndërsa shton se ia vlen të punosh kurdoherë me të.

“Kush e ka njohur dhe ka patur fatin të punojë duke patur Koço Kokëdhimën në krye të punëve, ka punuar shumë dhe ka fituar edhe më shumë. Nga idetë që ai gjeneron, nga stili në punë, nga alternativat e zgjidhjeve që ofron dhe nga fuqia e shpejtësia realizuese. Unë jam një ndër ata që Kokëdhimën e kam njohur dhe e kam gjetur vazhdimisht në punë, duke u kujdesur për t’i dhënë ritëm ndryshe dhe për ta bërë frymë pune novitetin. Të punoje në kompaninë e tij mediatike, nuk ndjeheshe i punësuar, por partner. Ndjeheshe i motivuar dhe i nxitur për të sjellë në gazetë, në radio apo ekran, jetën dhe njeriun në pamjen më të vërtetë dhe njëherësh më të veçantë e përtej asaj që dukej. Kam qenë pjesë e jo pak stafeve mediatike në rrafsh kombëtar, por askund si në kompaninë “Spektër”, unë dhe kolegët e mi, nuk jemi ndjerë më të motivuar për të rritur profesionalisht atë kom-pani dhe veten. Dhe askund nuk ekzsitonte e nuk vepronte i njëjti mekanizëm vlerësues dhe konkurrues mes nesh, në një garë të hapur e të përmuajshme për cilësitë tona gazetareske. Ku tjetër ka qenë aplikuar, qysh 15 vite më parë, konkrusi i shkrimit apo emisionit më të mirë të muajit, duke u shoqëruar ky vlerësim edhe me shpërblim dinjitoz në të holla?? Më thoni: ku tjetër, përvec kompanisë së Kokëdhimës, aplikohej dhe jepej përqindje me shtesë në pagesë për çdo vit vit të ri pune?? Më kujtohet tani thënia e atëhershme e një gazetari sportiv, që mori shkëlqim në Radion +2 të Kokëdhimës. “Kur vjen në këtë kompani, edhe minus dy të jesh, bëhesh plus dy”, pat thënë ai, duke shprehur një të vëertetë të zakonshme. Në çdo punë ia vlen të punosh me Kokëdhimën!!”, shkruan gazetari Nika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029933214187622
array(1) { ["section"]=> string(107) "ka-nje-gazetar-qe-thote-per-kokedhimen-se-paguan-dhe-jep-shperblime-rrefimi-per-politikanin-biznesmen-56798" }