Ka nxjerrë një dokument të Sigurimit, Auron Tare i përgjigjet Ndrecës: Kam pas shfaqje të huaja por revista ishte me balerina, e vërteta e 50 lekëshit (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 16-07-2020 Ka nxjerrë një dokument të Sigurimit, Auron Tare i përgjigjet Ndrecës: Kam pas shfaqje të huaja por revista ishte me balerina, e vërteta e 50 lekëshit (E PLOTË) Tare-Ndreca

Profesor Ardian Ndreca ditën e sotme ka njerrë një dokumet sigurimi, ku thuhej se Aurone Tare i kishte vjedhur shoku të tij 100 lekë dhe se sillte në shkollë një revistë angleze me fotografi pornografike.

Ndaj këtij dokumenti ka reaguar Aurone Tare, ku shkruan se informacioni në dokument është 100% i saktë.

Tare ironizon Ndrecën duke thënë se në atë kohë jo vetëm që kishte shfaqe të huaja, por edhe dinte të lexonte anglisht, ndryshe nga Ndreca që nuk e kuptonte se çfare ishte anglishtja.

Studjuesi Tare sqaron edhe episodin e vjedhjes. Ai thotë se nuk ishin 100, por 50 lekë dhe se nuk i vodhi, por i fitoi në një lojë me letra, ndaj një personi që nuk donte tja jepte dhe u detyra tja merrë me forcë.

Sipas, Tares pasazhi nga dosja e tij, tregon se Ndreca ka pasur lidhje të hershme me sigurimin e shtetit.

Postimi i plotë:

Duke e falenderua Zotin Ndreca/Marku nga zemra pasi kishte vite qe e kerkoja dhe nuk e gjeja dosjen time te Sigurimit. Ju falenderoj zoti Adrian dhe dua tju konfirmoj se ne fakt dosjet e Sigurimit te Shtetit kane qene shume te sakta. Une e konfirmoj kete informacion 100% . Po kam pasur shfaqje te huaja, po lexoja literature angleze qe ne ate kohe. Nuk besoj se Ndreca/Marku e kupton se cdo te thote te mesosh anglisht ne ate kohe. Po kam sjelle ne shkolle nje reviste te huaj e cila kishte balerina dhe po ai qe me spiunoi ju duken si "porno" . Po flisja kunder rregjimit dhe tallesha me ate rregjim. Po ishe negativ per ate rregjim dhe nuk me jepnin te drejten te dilaj jashte shtetit. Te gjitha cfare thote Dosja jane super te verteta. Me nje shenim te vogel ai i Sigurimit nuk ishte i sakte. Nuk ishin 100 lek po 50 lek dhe atij shokut ja kisha fitu ne loje me letra por nuk mi jepte. U detyrova ja mora me force. Pra zoti Ndreca/Marku te falenderoj shume per kete pasazh nga Dosja ime dhe qe me konfirmove qe kjo Dosje egziston se deri me tani nuk ma jepte kush. Plus me konfirmon qartesisht ate qe mendoja se Z Ndreca/Marku ka pasur lidhje te hershme me Sigurimin e Shtetit. Megjithate ende z Ndreca/Marku nuk e ka shpjegu rolin e Komitetit te Prizrenit dhe Gjeneral Mugoshen

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087671279907227
array(1) { ["section"]=> string(162) "ka-nxjerre-nje-dokument-te-sigurimit-auron-tare-i-pergjigjet-ndreces-kam-pas-shfaqje-te-huaja-por-revista-ishte-me-balerina-e-verteta-e-50-lekeshit-e-plote-214028" }