‘Ka prova se u manipuluan’, OSBE kërkon anullimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi

Publikuar tek: bota, më 07:42 06-11-2020 ‘Ka prova se u manipuluan’, OSBE kërkon anullimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi Protesta ne Bjellorusi

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje për anullimin e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi, pasi sipas tyre ka prova që këto zgjedhje janë të manipuluara.

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet në një dokument të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Raportuesi ëolfang Benedek ka mbledhur qindra dëshmi dhe foto ku tregohen torturat dhe trajtimi çnjerëzor që u bëhet protestuesve në Minsk.

OSBE ka bërë thirrje që zgjedhjet në Bjellorusi të mbahen përsëri, por këtë herë të jenë të drejta dhe që përmbushin kriteret ndërkombëtare.

Kujtojmë se që prej 9 gushtit në Bjellorusi kanë nisur protestat pas rizgjedhjes në krye të shtetit të presidentit Lukashenko, që cilësohet edhe si “diktatori i fundit në Europë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat ndërkombëtare jehonë arrestimit të Thaçit: Një hero i luftës i kthyer në politikan
Punon në një dyqan peshku, por sipas shkencës kjo është vajza më e bukur në botë »
Article Logic
Execution time: 0.0084271430969238
array(1) { ["section"]=> string(94) "ka-prova-se-u-manipuluan-osbe-kerkon-anullimin-e-rezultatit-te-zgjedhjeve-ne-bjellorusi-226638" }