'Ka shërbyer si korrier për mesazhet e amerikanëve', gazetarët zbulojnë pse Rama dhe Erdogan kanë zgjedhur njeri-tjetrin

Publikuar tek: politike, më 21:37 20-10-2020 'Ka shërbyer si korrier për mesazhet e amerikanëve', gazetarët zbulojnë pse Rama dhe Erdogan kanë zgjedhur njeri-tjetrin Paneli i gazetarëve

Debati gjeopolitik në lidhje me çështjen e detit ka nxjerrë në pah detaje të tjera, teksa dhe pse marrëveshja është mes vendit tonë dhe Greqisë, Turqia nuk mbetet pas.

Analistët në panelin e 'Open' kanë dhënë disa arsye interesante se pse Rama dhe Erdogan kanë zgjedhur njeri-tjetrin.

Abilekaj thotë se është më shumë çështje financiare, ndërsa juristi Kreshnik Spahiu thotë se janë në mes intreresa politike, financiare dhe personale.

Abilekaj: Rama ka zgjedhur Erdoganin. Erdogani madje ka zgjedhur që në 2002 Shqipërinë dhe Kosovën si baza në Europë, për interesa financiare dhe fetare. Erdogani nuk kishte kritere demokratike për bashkëpunim dhe shtet ligjor, ndaj ka zgjedhur dhe Rama-Erdoganin. Nuk është dashuria, janë këto interesa të mëdha. Këto janë parashtruar që në 2002, por nuk e përqëfoi as Nano as Berisha.

Spahiu: Rama është llogaritar se i intereson Erdogan, sepse votat antigreke në Shqipëri janë më shumë se sa ato antiturke. Vota e besimtarëve muslimanë pritet t'i marrë tani që Erdogani pritet të vijë në Tiranë. Turqia nuk ka pretendime territoriale siç ka Greqia ndaj nesh. Kemi 1 milionë shqiptarë në Greqi që janë detyruar të ndryshojnë emrin dhe fenë. Është diskriminuese. Ka një të dhënë ku në shumë takime me Erdoganin, Rama është si një lloj emisari dhe korrieri për mesazhet ndaj ameriakneve. Këtë e ka bërë me Erdoganin, me Vuçiçin. Rama te Erdogani shkon me laps në dorë, sa vota do fitoj unë me këtë gjë. Nano i ka dhënë Erdoganit albtelekomin, i dha dhe metalurgjikun e Elbasanit, kompanisë Kurum. Berisha i dha rrugën e kombit, kompanisë Enka, Erdogani ka ardhur 5 herë aty.

Çani: Në kohën e Nanos lulëzonin bankat greke. Marrëdhëniet që ka tani Tirana zyrtare me Turqinë, nuk i ka pasur asnjëherë. Nuk mendoj që duhet të kemi kaq dashuri kaq lidhje kështu shpirtëriore me Turqinë që na ka pushtuar 500 vjet dhe të anashkalojmë Greqinë që e kemi fqinje dhe kemi më shumë lidhje kulturore. Rama kishte kravatë me flamur shqiptar, por me atë të kohës së Enverit. Është me yll, pse? Flamuri turk a ka një yll? Nuk mund të dilte kryeministri shqiptar me flamurin turk. Prandaj ka bërë këtë miksim me detaje.

Spahiu: Po ça do të thotë jo, që të jemi dhe kundër Gjermanisë apo Italisë se na kanë pushtuar në Luftën e Dytë Botërore? S'ka lidhje kjo që thua ti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spahiu tregon 4 format ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit: Nëse shkon në Hagë duhen 5 vite për...
‘Jo i rënë nga qielli por më i zoti i kësaj toke’, Ervin Bushati nuk i kursen lavdërimet për Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.0099968910217285
array(1) { ["section"]=> string(128) "ka-sherbyer-si-nje-korrier-per-mesazhet-e-amerikaneve-gazetaret-zbulojne-pse-rama-dhe-erdogan-kane-zgjedhur-njeri-tjetrin-224498" }