'Ka shkelur etikën', Deputetët socialistë kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 22:24 15-07-2019 'Ka shkelur etikën', Deputetët socialistë kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë Foto ilustruese: Arben Malaj

28 deputetë socialistë kërkojnë shkarkimin e ish-ministrit të hershëm të PS Arben Malaj, nga posti që mban aktualisht në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se deputetët e PS kanë firmosur një dokument të cilin ia kanë dërguar Kuvendit dhe që do shqyrtohet të enjten në seancë plenare. Përmes këtij dokumenti socialistët kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt pasi sipas tyre ai ka shkelur etikën duke bërë prononcime politike në media.

Prej vitit 1997 Arben Malaj ka qenë një nga njerëzit më kryesor në Partinë Socialiste. Malaj ka marrë disa mandate si deputet në Kuvend gjatë karrierës politike, ndërsa ka qenë dy herë ministër i Financave dhe një herë ministër Ekonomie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19058012962341
array(1) { ["section"]=> string(103) "ka-shkelur-etiken-deputetet-socialiste-kerkojne-shkarkimin-e-arben-malajt-nga-banka-e-shqiperise-172321" }