‘Ka shkelur karantinën’, politikani Farage del në kafe por sulmohet nga kundërshtarët: E bëra testin e Covid-19

Publikuar tek: bota, më 12:17 06-07-2020 ‘Ka shkelur karantinën’, politikani Farage del në kafe por sulmohet nga kundërshtarët: E bëra testin e Covid-19 Nigel Farage

Lideri i Partisë Brexit në Britaninë e Madhe, Nigel Farage ka qenë klienti i parë i lokalit të lagjes direkt sa filloi rihapja e bizneseve, ku ka shkuar për të konsumuar një birrë.

Këtë lumturi ai e ka ndarë edhe me miqtë në “facebook”, ku ka publikuar një foto me birrë në dorë dhe shkruan se ndihet i lumtur që tani mund të ulet i lirë në kafene.

Por pas këtij postimi ai është është akuzuar nga kundërshtarët se ka shkelur rregullin e karantinës pasi ka udhëtuar në SHBA së fundmi. Ata i kanë kërkuar policisë të hetojë, por Farage ka reaguar sërish ku shprehet se është kthyer nga Amerika para dy javësh dhe se ka kryer testin e ka rezultuar negativ.

“Për të gjithë ata që bërtasin që më panë mua në bar. Unë jam kthyer nga Amerika para dy javësh dhe jam testuar. Rezultati ishte negativ. Më vjen keq që ju zhgënjeva. Gëzuar!”, ka shkruar ai.

 

-640-0-5f0237277a148_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010119915008545
array(1) { ["section"]=> string(114) "ka-shkelur-karantinen-politikani-farage-del-ne-kafe-por-sulmohet-nga-kundershtaret-e-bera-testin-e-covid-19-212989" }