Ka tre vajza dhe ishte shtatzënë me të katërtën, 30-vjeçarja nga Hasi tregon sesi e detyroi bashkëshorti të abortonte: Do djalë, më kërcënoi se…(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 30-11-2020 Ka tre vajza dhe ishte shtatzënë me të katërtën, 30-vjeçarja nga Hasi tregon sesi e detyroi bashkëshorti të abortonte: Do djalë, më kërcënoi se…(E PLOTË) Foto ilustruese

Në Shqipëri vazhdon ende dëshira e madhe e çifteve për të pasur djalë.

 Një 30-vjeçare ditën e sotme në 'Shqipëria live' ka treguar historinë saj të dhimbshme. Gruaja nga Hasi tregoi se kishte tre vajza dhe se bashkëshorti e ka detyruar të abortojë vajzën e katër.

Ajo ka treguar se pasi ka sjellë në jetë tre vazja kishin dëshirë që të kishin një djalë, por që nuk ndodhi kështu dhe ajo ngeli sërish shtatzënë me një vajzë.

Pikërisht për ktë gjë bashkëshorti e ka bërë fajtore për mos lindjen e një djali.

“Jam nënë e 3 vajzave. Ngela shtatzënë përsëri dhe dëshira jonë e madhe ishte të kishim një djalë. Por morëm vesh se në jetë do të vinte vajza e katërt. Për bashkëshortin tim kjo gjë ishte e rëndë dhe gjatë një debati mori në telefon në mjek që të shkonim të bëja abortin. Mjeku na tha që të mos e bëja abortin pasi kishte edhe probleme. Por burri nuk mori asgjë parasysh dhe tha se do të bëhet e pike. Shkuam në maternitet dhe u krye aborti," tha 30-vjeçarja.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se bashkëshorti e ka kërcënuar duke i thënë se nëse nuk bënte abortin, atëherë do të ndahej me të dhe do të martohej me një grua që mund të bënte djalë.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më kërcënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e tjera, duhej të sakrifikoja një për tre të tjera. Ne ecim me idenë që djali është i shtëpisë dhe vajza lind në derë të huaj e do të shkojë në derë të vet. Ai më tha që nëse se bëja do të shkonte të merrte një grua që bën djem. Isha e detyruar edhe pse jam penduar. Më shoqëroi ai që të sigurohej që do të kryhej. Kur dola nga salla më vinte në mendje ndjenja e fajit. Unë mund të vdisja edhe vetë. Ai ishte indiferent totalisht pasi dola nga salla. Thoshte që t’i i ke tri ca e do të kartën, unë jam fajtorja që bëj vajza”, tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leonard Skabona u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet i vëllai: Nuk dimë si i kanë dalë analizat, dua ta di pse ka vdekur. Djali në Belgjikë mori në telefon duke qarë (E PLOTË)
Aksident në Ersekë-Korçë, plagoset 45 vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.011011123657227
array(1) { ["section"]=> string(155) "ka-tre-vajza-dhe-ishte-shtatzene-me-te-katerten-30-vjecarja-nga-hasi-tregon-sesi-e-detyroi-bashkeshorti-te-abortonte-do-djale-me-kercenoi-se-e-plote-229649" }