“KACIFAS” rikthen ekstremistët grekë në Shqipëri, PROVOKON njëri prej tyre: U vra në shtëpinë e tij, në 26 tetor të gjithë në Bularat

Publikuar tek: aktualitet, më 15:17 23-10-2019 “KACIFAS” rikthen ekstremistët grekë në Shqipëri, PROVOKON njëri prej tyre: U vra në shtëpinë e tij, në 26 tetor të gjithë në Bularat

Na ndajnë vetëm tre ditë nga ceremonia përkujtimore me rastin e 1 vjetorit të vrasjes së eksremistit grek, Kostandin Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës.

Grekët mesa duket mezi po e presin ditën e përkujtimores për të hyrë në territorin shqiptar dhe për të “marrë hak”.

Lajmin e ka bërë të ditur Babis Karathanos në rrjete sociale ku dhe i bën thirrje çdo shtetasi grek t’i bashkohet cermonisë në nder të Kcifas-it i cili sipas tij u vra me gjakftohtësi nga forcat speciale të policisë shqiptare, në kodrën e fshatit të tij, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, në Bularat, më 28 tetor.

“Ne të gjithë do të jemi të pranishëm për të nderuar heroin tonë! Bëj thirrje që anëtarët e sindikatës të marrin pjesë në ceremoninë e 1-vjetorit të Kostandinos Kaçifas, në Bularat. Pas pak ditësh, bëhet një vit nga dita kur Kostandini u ekzekutua me gjakftohtësi nga forcat speciale të policisë shqiptare, në kodrën e fshatit të tij, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, në Bularat, më 28 tetor.

Një vit më vonë, shteti shqiptar, vazhdimisht gjen justifikime për të mos përfunduar hetimet për vrasjen. I bëjmë thirrje çdo greku, që të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, që do të mbahet më 26 tetor 2019, në qytetin e tij, në Bularat, në orën 09:00 (lokal). Ne jemi të pranishëm! Kostandin Kaçifas, i pavdekshëm!”, shkruan Karathanos, i cili është shpallur “non grata” nga shteti shqiptar.

Kujtojmë që vitin e kaluar ceremonia mortore e Kacifasit u shoqërua me deklarata anti-shqiptare dhe në të morën pjesë persona të ardhur nga Greqia. Kacifas doli i armatosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përplasje me RENEA-n, ai u vra në shkëmbim zjarri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekstremiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024331092834473
array(1) { ["section"]=> string(135) "kacifas-rikthen-ekstremistet-greke-ne-shqiperi-provokon-njeri-prej-tyre-u-vra-ne-shtepine-e-tij-ne-26-tetor-te-gjithe-ne-bularat-183199" }