Vetëvrasja e Kacifas? Prokuroria e Gjirokastrës bën deklaratën e bujshme: Nuk kemi dalë ende në asnjë konkluzion!

Publikuar tek: aktualitet, më 17:57 15-02-2020 Vetëvrasja e Kacifas? Prokuroria e Gjirokastrës bën deklaratën e bujshme: Nuk kemi dalë ende në asnjë konkluzion! Kostandin Kacifas

E gjitha mesa duket ka qenë një “flluskë sapuni” dhe Kostandinos Kaifas nuk është vetëvrarë.

Të paktën nuk e kemi ende një version zyrtar.

Mesditën e sotme, Prokuroria e Gjirokastrës me anë të një deklarate zyrtare ka përgënjeshtruar lajmet e disa orëve më parë, sipas të cilave ekstremisti grek, i kishte dhënë vetë fund jetës.

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se çdo informacion i publikuar në media pa iu referuar burimeve zyrtare dëmton hetimet në zgjidhjen e çështjes.

Deklarta e Prokurorisë së Gjirokastrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që në përmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky  proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.

Çdo informacion I publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhen uk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale", thuhet në deklaratë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.021152019500732
array(1) { ["section"]=> string(92) "kacifas-u-vetevra-prokuroria-e-gjirokastres-pergenjeshtron-lajmet-kjo-eshte-e-verteta-195318" }