KADARE dhe filmi, shkrimtari i madh bashkëpunon me regjisorin e famshëm për ekranizimin e një historie PREKËSE (KU DO TË XHIROHET-SKENARI)

Publikuar tek: kulture-art, më 15:46 20-10-2019 KADARE dhe filmi, shkrimtari i madh bashkëpunon me regjisorin e famshëm për ekranizimin e një historie PREKËSE (KU DO TË XHIROHET-SKENARI) Ismail Kadare

Ismail Kadare do të bashkëpunojë me kineastë rus për realizimin e një filmi.

Shkrimtari i madh shqiptar do të realizojë skenarin e një historie vuajtjesh dhe persekutimi të disa grave nga ish-blloku komunist pas prishjes së marrëdhënieve Shqipëri-Bashkim Sovjetik në 1961.

Regjisori, i cili do të përshtasë në ekran skenarin e Kadaresë është artisti i famshëm rus, Aleksandër Sokurov, i njohur si fitues i ‘’Luanit të Artë’’ në Festivalin e Venecias në vitin 2011 për filmin ‘’Faust’’. Filmi do të xhirohet në Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa gjuha e folur është rusisht. Përshtatjen e skenarit do ta realizojë shkrimtari rus Juri Arabov. Sokurov njihet për ekspozimin tronditës të karaktereve në filmat e tij.

“Kur dy shtete përplasen, shumë fate njerëzish të gjendur midis përmbysen. Por kur përplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithçka është dyfish dramatike. Kjo është historia e një grumbulli grash të huaja që ashtu si sorkadhet e trembura, u gjendën befas midis kacafytjes së dy shteteve të bllokut komunist. Ky film është nje requiem për këto gra'', zbulon shkrimtari thelbin e filmit për publikun.

Kadare fitoi pak ditë më parë çmimin ‘’Neustad 2020’’. Disa prej veprave të tij janë ekranizuar dhe në kinematografinë shqiptare si: ‘’Përse bie kjo daulle’’ (Dasma), ‘’Ballë për ballë’’ (Dimri i vetmisë së madhe), ‘’Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’’ (Gjenerali i ushtrisë së vdekur), ‘’Të paftuarit’’ (Prilli i thyer).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016767024993896
array(1) { ["section"]=> string(142) "kadare-dhe-filmi-shkrimtari-i-madh-bashkepunon-me-regjisorin-e-famshem-per-ekranizimin-e-nje-historie-prekese-ku-do-te-xhirohet-skenari-182800" }