Kadare flet për Peter Handke: E njoh personalisht, por kaloi një kufi që letërsia nuk duhet ta bëjë

Publikuar tek: kulture-art, më 17:14 23-10-2019 Kadare flet për Peter Handke: E njoh personalisht, por kaloi një kufi që letërsia nuk duhet ta bëjë

Ditën e sotme shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka fituar çmimin e letërsisë 'Pak Kyong 2019' në Korenë e Jugut.

Gjatë një konference për shtyp në Seul, ai ka folur edhe për çmimin 'Nobel' të fituar nga austriaku Peter Handke, i cili është i njohur për lidhjet e tij me Slobodan Milosheviçin.

Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak.

'Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë', u shpreh Kadare.

Më tej Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se 'ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje'.

Kujtojmë që disa ditë më parë shkrimtari shqiptar fitoi edhe çmimin ndërkombëtar të Letërsisë 'Neustad 2020', i cilësuar si 'Nobeli amerikan'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034738063812256
array(1) { ["section"]=> string(104) "kadare-flet-per-peter-handke-e-njoh-personalisht-por-kaloi-nje-kufi-qe-letersia-nuk-duhet-ta-beje-183212" }