Kadastra legalizon katër pallate të braktisura, Artan Lame: Pronari kishte vdekur, por i bëmë ne procedurat për banorët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:19 27-12-2019 Kadastra legalizon katër pallate të braktisura, Artan Lame: Pronari kishte vdekur, por i bëmë ne procedurat për banorët Kreu i Kadastrës Artan Lame

Kreu i Kadastrës Artan Lame njofton se Drejtoria e ASHK-së Tirana Veri ka përfunduar procesin e legalizimit për katër kulla të ndërtuara nga subjekti ndërtues “GORA”sh.p.k para 20 viteve në Njësinë Administrative nr.7, në ditët e fundit të këtij viti.

Sipas Lames, pallatet ishin braktisur pasi pronari që i kishte ndërtuar ka ndërruar jetë, por duke parë kërkesat për legalizime vetjake, Kadastra e ka kryer vetë gjithë procesin për banorët. Sipërfaqja e ndërtimit për banim shkon në 28.500 m².

Gjatë takimit me banorët e katër pallatecve ku janë shpërndarë legalizimet, Lame i shoqëruar dhe nga ministrja Gjonaj, ka bërë thirrje që për raste të ngjashme të njoftohet Kadastra.

“Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vënshtirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjme thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë ti legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Fillimisht u munduam ta ndjekim ne vetë me subjektin. Pastaj u interesua dhe deputetja e zonës Etilda, duke na thënë se aty subjekti nuk është, dhe a mund të vijojmë vetë me qytetarët meqenëse ata nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe e mori të gjithë procesin përsipër institucioni. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunut me institucionin për të plotësuar dkumentacionin”, u shpreh Lame.

Gjithashtu edhe në njësinë 2, gjedet një pallat tërësisht i banuar, pas kontrollit rezultoi se është pa leje ndërtimi dhe është në proces legalizimi që nga viti 2006.

Duke mos patur interes nga subjektet ndërtues si dhe ndodhur në kushtet që banorët kishin deklaruar për legalizim secili apartamentin në prosedim të tij, nga Drejtoria e ASHK-së mori masa për të vijuar procedurën e legalizimit të këtij ndërtimi informal, në emër të poseduesve sipas akt-marrëveshjeve përkatëse.

Nga drejtoria jonë, u vijua me përpunimin e materialit tekniko- ligjor referuar dokumetacioneve të administruara nga AKSH dhe u emetuan 45 leje legalizimi, që korrespondojnë në sipërfaqe ndërtimi rreth 11.500 m2.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëpitë e legalizuara janë shembur nga Tërmeti? Reagon ARTAN LAME: Kadastra nuk merret me cilësinë e objekteve, nuk e ka këtë detyrë (SQARIMI I PLOTË)
Prostituta gjendet e pajetë në një park të Francës, ja çfarë e lidh me shqiptarin »
Article Logic
Execution time: 0.011451959609985
array(1) { ["section"]=> string(123) "kadastra-legalizon-kater-pallate-te-braktisura-artan-lame-pronari-kishte-vdekur-por-i-beme-ne-procedurat-per-banoret-190538" }