Regjisori Muharrem Fejzo, në librin e tij ‘’Të pathënat’’ bën publik faktin e dënimit me punë të detyruar të aktorit të madh shqiptar, Kadri Roshi.
E gjitha, pasi sipas ‘’shpifjes’’ Roshi shfaqi pëlqyeshmëri për një infermiere, por sipas Fejzos, kjo ishte në kundërshtim me atë që kërkonte regjimi.
Ja çfarë shkruan regjisori i njohur shqiptar për aktorin e madh Roshi:
“Problemi më i pazgjidhshëm ishte Kadri Roshi. Ai ishte ndëshkuar nga organizata e partisë e teatrit për ‘’imoralitet’’ dhe e kishin çuar për riedukim në guroren e malit të Dajtit! Ishte për të qeshur dhe për të qarë. Shpifja: (Kadriu, kur ishte i shtruar në spital, nuk e di përse, i kishte futur duart infermieres…!) Mjaftonte kjo që komunisti Kadri të jepte llogari përpara shokqëve të partisë. Shoku Vaskë tha duke qeshur: ‘’Ce de, u bë qameti, se i shkau dora Kadriut dhe u fut në shalët e infermieres! Po dhe ajo kuçkë e madhe. Vetë ia ziente gjakun Kadriut të varfër me gjithë ato sissë që sa nuk i merrnin firomën, kur i vinte termometrin. Vetëm komiteti i partisë mund t’i japë dum këtij muhabeti. Unë nuk të ndihmoj dot, më vjen keq’’