‘Kafenetë duhen mbyllur një farë kohe’, flet imunologu Sulçebe: Nuk e parandalojmë dot virusin sepse...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 31-10-2020 ‘Kafenetë duhen mbyllur një farë kohe’, flet imunologu Sulçebe: Nuk e parandalojmë dot virusin sepse... Genc Sulcebe

Më herët zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së lokaleve pas orës 22:00.

Sot imunologu Genc Sulçebe tha në emisionin “Kjo javë” se lokalet dhe baret duhen mbyllur të gjitha për një farë kohe.

Gjithashtu mjeku i njohur shtoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covid-19.

Pyetje: Pra ju jeni për një izolim të pjesshmen?

“Po sigurisht, sepse ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa. Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, u shpreh Sulçebe.

Ajo që imunolgu e quan skandaloze është fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TRISHTË/ 7 viktima nga COVID-19 në 24 orë, mes tyre edhe 44 vjeçari pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 34 vjeçar
VIDEO/ Pjesëtarë të ushtrisë së Zvicrës por nuk e harrojnë vendlindjen, ja si brohorasin djemtë shqiptarë gjatë ushtrimeve »
Article Logic
Execution time: 0.012980937957764
array(1) { ["section"]=> string(103) "kafenete-duhen-mbyllur-nje-fare-kohe-flet-imunologu-sulcebe-nuk-e-parandalojme-dot-virusin-sepse-225948" }