KAKA MULLAR – MISIONI "CLEAN THE SHIT"!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:57 02-03-2019 KAKA MULLAR – MISIONI Edi Oga

Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian,dërgoi urgjent në vendin më problematik të hartës një ekip me misionin "Clean the shit!" Në atë vend politikanët kishin defekuar kaq shumë dhe kaq keq, sa "po merrte spurtha shalët" dhe rreziku ishte që kaka të bëhej mullar.

Parlamentarë të mbaruar në fund të mandatit, aventurierë ose të dëshiruar për dieta, të kryesuar nga i ashtuquajturi "qefliu", mbërritën në kryeqytet dhe e mbajtën frymën drejt e në çmendinat përkatëse.

I pari që takuan ishte njeriu që qesh. Megjithëse i sëmurë, ai ishte maniak i kujdesit për flokët. Ato nxinin më shumë se mercedesi i tij me letra të dyshimta. Filloi të flasë si gramafon me difekt dhe për dhjetë minuta artikuloi më shumë histori horror sesa Stephen King në gjithë karrierën e tij. Kur e panë se nuk po lëvizte më buzët, ndërkombëtarët hoqën gishtat nga veshët por këtu bënë gabim fatal; ai (me të vetën) filloi të stonojë me pasion dhe dikush nga ata i qetësoi të tjerët duke u thënë se po këndonte himnin kombëtar.

Në fund të takimit, me anë të një proçedure të thjeshtë, "ndërkombëtarët" pastruan kakën e tij dhe e udhëzuan se si të vepronte me jashtëqitjen nga ajo ditë e tutje.

Në mëdyshje nëse duhej takuar apo jo kakbërësi dixhital, ekipi i mbiquajtur "ndërkombëtarët" vendosën të takojnë Zonjën e Parë. Surpriza qe e madhe kur mësuan se ajo nuk ishte as e parë, as zonjë. Fundi i takimit ishte një zhgënjim i madh. Ajo nuk e pranoi proçedurën e çkakëzimit dhe pa pikë turpi dhe ndroje deklaroi se në WC e saj, me byhtën e saj, mund të bënte kakë sa të donte.

Të shqetësuar, "ndërkombëtarët" mbërritën tek çmendina ku prodhohej sasia më e madhe e kakës në vend, me një erë që qelbte deri në Bruksel. Kryekaktori i priti me buzëqeshjen numër 31, i ftoi në një lojë me topa (kake) në zyrën e tij, u tregoi një ekspozitë me letra higjenike të ngjitura kudo nëpër mure dhe filloi t'u shpjegonte se si ajo që ata e quanin kakë, ishte mjaltë tepër cilësor. Madje i ftoi të ngjyenin gishtin dhe ta provonin. Në fakt, disa nga anëtarët e ekipit, nuk ngurruan dhe e provuan.

Në fund të takimit, me anë të një proçedure të thjeshtë, "ndërkombëtarët" pastruan kakën e tij dhe e udhëzuan se si të vepronte me jashtëqitjen nga ajo ditë e tutje.

Pasi përmbyllën takimet, ndërkombëtarët përpiluan raportin final:

"Gjetëm kakë në sasi të mëdha në çdo çmendinë. Pastruam sa mundëm. Shkaku i akumulimit të kakës ishte një difekt i përbashkët në WC-të e tyre, mungesa e vrimës, atë ua hapëm ne. Ata që ju i merrni për të çmendur, nuk janë fare "crazypeople", janë "sonofthebitches". Të çmendurit gjënden në popullatë, janë ata që bëjnë tifo dhe i ushqejnë që të defekojnë sa më shumë. Janë aq të çmendur sa mendojnë se ne "ndërkombëtarët" nuk na zë gjumi për ta dhe besojnë akoma se do t'u dërgojmë nga dita në ditë, çekun e bardhë"

Firmosur, "qefliu"!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ÇFARË U PËRMBAN PRAGU!
»
Article Logic
Execution time: 0.0068001747131348
array(1) { ["section"]=> string(41) "kaka-mullar-misioni-clean-the-shit-154829" }