Kakavijë, arrestohen dy policë për rryshfet, lejuan tre persona të kalonin në zonën Shengen

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 14-04-2015 Kakavijë, arrestohen dy policë për rryshfet, lejuan tre persona të kalonin në zonën Shengen

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, ka arrestuar për shpërdorim detyre dy punonjës të policisë në Doganën e Kakavijës, pasi morën rryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave, në zonën Shengen.

Të arrestuarit janë punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, të cilët kanë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”.

Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.  Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të emisionin “Fiks Fare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, zbret nga pallati qytetari që kërcënoi se do të hidhet, shkak problemet me hipotekën
Shiste heroinë në kryeqytet, arrestohet nga policia »
Article Logic
Execution time: 0.012339115142822
array(1) { ["section"]=> string(94) "kakavije-arrestohen-dy-police-per-rryshfet-lejuan-tre-persona-te-kalonin-ne-zonen-shengen-8713" }