Kakomeja zhgënjen turistët, gjiri ‘’i burgosur’’ i mbyllur për pushuesit (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 15-08-2015 Kakomeja zhgënjen turistët, gjiri ‘’i burgosur’’ i mbyllur për pushuesit (FOTOT) Gjiri i Kakomesë

Edhe pse ka pasur konflikte të ashpra mes banorëve dhe kompanisë “Club Med’’ duket se të qënurit pronë private ka fituar. Me mijëra turistë nuk lejohen të hyjnë dhe të vizitojnë gjirin e Kakomesë.

Një portë e madhe hekuri ndan hapësirën publike, nga privatja, duke e mbajtur plazhin e bukur larg turistëve.

Dy policë privatë ruajnë objektin, ndërkohë që shumë pushues nisen me makinat e tyre drejt gjirit, por kthehen ‘’duarbosh’’, pasi nuk mund ta shijojnë mrekullinë e plazhit të virgjër, detit dhe diellit.

Gjiri i Kakomesë, pjesë e komunës së Lukovës, planifikohet që të kthehet në një fshat turistik me  350 vila.

Gjiri i Kakomese, një nga më të bukurit në rivierën shqiptare ndodhet 10 kilometra nga. Ai futet rreth 550 metra në brendësi të tokës dhe ka një gjatësi afro 2 kilometra. Nga të dyja anët e gjirit bregdeti ka lartësi 500-800 metra, që bien thikë mbi det. Gjiri është me shkëmbinj të zhveshur, kepa shkëmbinjsh të veshur me korale, guaska, iriqë e bimësi ujore.

kakome6ok

kakome4ok

kakome3.okjpg

kakome7ok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Motrat Kajtazi publikojnë në ‘’You Tube’’ sekretet e familjes: Prindërit na quanin ku*va, luanin me pjesët tona intime (VIDEOT)
LAJM I FUNDIT / Tiranë, parandalohet krimi në familje, i biri do vriste babanë me automatik »
Article Logic
Execution time: 0.011523962020874
array(1) { ["section"]=> string(79) "kakomeja-zhgenjen-turistet-gjiri-i-burgosur-i-mbyllur-per-pushuesit-fotot-18426" }